🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 84.54 ▲2.5%
ARI 4,082 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $66,341 ▲ +1.46% ETH $1,926 ▲ +1.07% XRP $1.1462 ▲ +2.5% SOL $78.1200 ▲ +0.19%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.54 ▲2.5 % ARI 4,082 ▲1.65 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 84.54 ▲2.5 % ARI 4,082 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Bota

ANALIZË – Pse Irani po rrezikon kaq shumë për Ngushticën strategjike të Hormuzit?

– Pas disa ditësh përplasjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, udhëheqja iraniane përballet me një dilemë të madhe, shkruan BBC.

Teherani ka disa mundësi, por asnjëra nuk i garanton një rezultat të favorshëm.

Opsioni i parë: Arritja e një marrëveshjeje me SHBA-në. Irani mund të pranojë kërkesat amerikane për garantimin e lëvizjes së lirë të anijeve tregtare në Hormuz, të kufizojë rezervat e uraniumit të pasuruar dhe të lejojë kontrolle më të rrepta ndërkombëtare mbi programin bërthamor.

Në këmbim, Teherani do të kërkonte lehtësimin e sanksioneve, ndalimin e presionit ushtarak amerikan dhe garanci kundër sulmeve të reja.

Kjo do të ishte zgjidhja më pak e kushtueshme për ekonominë iraniane, por politikisht do të ishte shumë e vështirë.

Në Iran, veçanërisht mes rrymave konservatore, një marrëveshje e tillë mund të shihej si dorëzim përballë presionit amerikan.

Opsioni i dytë: Përshkallëzim i luftës.
Teherani mund të zgjedhë rritjen e sulmeve ndaj bazave amerikane në rajon, anijeve tregtare dhe infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit Persik.

Qëllimi do të ishte rritja e kostove ekonomike për SHBA-në dhe aleatët e saj, përmes rritjes së çmimeve të energjisë dhe destabilizimit të tregjeve globale.

Por, kjo rrugë mbart rrezikun më të madh, pasi një sulm me viktima të shumta ose dëmtime serioze ndaj vendeve të Gjirit, mund të sjellë një përfshirje më të gjerë të shteteve të tjera dhe një konflikt rajonal.

Opsioni i tretë: Ruajtja e tensioneve aktuale.
Irani mund të vazhdojë të ushtrojë presion mbi trafikun detar dhe tregjet e energjisë, por pa kaluar në një luftë të plotë me SHBA-në.

Kjo qasje lidhet me strategjinë tradicionale të Teheranit, të rezistojë dhe të presë që kundërshtari të lodhet nga konflikti.

Për udhëheqjen iraniane, edhe mbijetesa përballë një fuqie më të madhe mund të paraqitet si një fitore.

Megjithatë, kjo strategji ka edhe rreziqe. Sanksionet, dëmet nga lufta dhe kriza ekonomike po rrisin presionin brenda vendit.

Për më tepër, nëse Hormuzi mbetet i pasigurt për një kohë të gjatë, vendet e tjera mund të kërkojnë rrugë alternative për transportin e energjisë, duke ulur ndikimin strategjik të Iranit.

Përplasjet brenda udhëheqjes iraniane

Një tjetër problem është mungesa e qartësisë se kush ka kontrollin përfundimtar mbi vendimet strategjike të Iranit.

Presidenti Masoud Pezeshkian dhe diplomatët e tij, mund të favorizojnë një marrëveshje për të ulur presionin ekonomik dhe për të rikthyer stabilitetin.

Ndërsa forcat konservatore, institucionet e fuqishme jo të zgjedhura dhe Garda Revolucionare mund të kundërshtojnë çdo lëshim, duke e parë atë si një dobësim të regjimit.

Garda Revolucionare ka një rol kyç në programin raketor të Iranit, aleancat rajonale dhe strategjinë për Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se sa ndikim kanë komandantët ushtarakë në vendimet për përshkallëzim apo negociata.

Populli iranian përballet me pasojat

Ndërsa udhëheqësit iranianë flasin për “rezistencë”, shumë qytetarë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.

Disa raportojnë rritje të çmimeve, ndërprerje të energjisë dhe ujit, humbje vendesh pune dhe pasiguri për të ardhmen.

Për shumë iranianë, vazhdimi i konfliktit sjell frikë për shkatërrimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës.

Përballja mes Iranit dhe SHBA-së mund të vazhdojë për shumë muaj, përmes sulmeve, ndërmjetësimeve dhe armëpushimeve të përkohshme.

Pyetja kryesore mbetet nëse Teherani mund ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni, pa shkaktuar një luftë të gjerë ose pa humbur gradualisht rëndësinë e saj strategjike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.