🌦️
Tiranë 16°C · Rrebesh i lehtë 21 April 2026
S&P 500 7,090 ▼0.27%
DOW 49,336 ▼0.22%
NASDAQ 24,379 ▼0.1%
NAFTA 89.96 ▲2.91%
ARI 4,761 ▼1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,722 ▲ +0.09% ETH $2,306 ▼ -0.19% XRP $1.4306 ▼ -0.13% SOL $85.8100 ▲ +0.25%
S&P 500 7,090 ▼0.27 % DOW 49,336 ▼0.22 % NASDAQ 24,379 ▼0.1 % NAFTA 89.96 ▲2.91 % ARI 4,761 ▼1.41 % S&P 500 7,090 ▼0.27 % DOW 49,336 ▼0.22 % NASDAQ 24,379 ▼0.1 % NAFTA 89.96 ▲2.91 % ARI 4,761 ▼1.41 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Bota

Anglia njofton identitetin e të kërkuarit në sulmin kundër Sergei Skripalit

Identiteti i vërtetë i një prej personave të kërkuar nga autoritetet britanike për sulmin me një substancë nervore në Salisbury të ish-agjentit rus Sergei Skripali dhe vajzës së tij, është Anatoliy Vladimirovich Chepiga, njoftoi media britanike të mërkurën duke thënë gjithashtu se ai ishte një kolonel rus i dekoruar nga presideti.

Më herët këtë muaj, prokurorët britanikë akuzuan dy shtetas rusë, Aleksandër Petrovin dhe Ruslan Boshirovin, për tentativë vrasjeje dhe për helmim me Novichok të Skripalëve në qytetin anglez në jug të vendit në muajin mars. Por prokurorët thanë gjithashtu se besonin që të dyshuarit kishin përdorur pseudonime për të hyrë në Britani.

Gazeta “Daily Telegraph” dhe BBC-ja njoftuan se mbiemri i vërtetë i Ruslan Boshirovit ishte Chepiga, duke cituar njoftime hetimore të publikuara nga Bellingcat, një faqe interneti që mbulon çështjet e zbulimit. Dy burime evropiane të sigurisë, që kanë dijeni rreth hetimin të rastit të Skripalëve, thanë se detajet ishin të sakta. Moska mohon çdo përfshirje në helmimin e ish-agjentit rus dhe të dy

burrat e akuzuar nga autoritet britanike, kanë thënë se ishin thjesht turistë dhe se kishin shkuar në Londër për argëtim ndërsa në Salisbury për të vizituar katedralen që ndodhet në këtë qytet.

Qeveria britanike është në dijeni të identitetit të vertetë të të dy personave, njoftuan burime pranë hetimit. “The Telegraph” njoftoi se Chepiga, 39 vjeç, kishte shërbyer gjatë luftrave në Çeçeni dhe Ukrainë dhe në vitin 2014 me drekret Presidentit Vladimir Putin ishte shpallur hero. Policia Metropolitane që po heton ngjarjen dhe zyra qeveritare për Marrëdhëniet me Jashtë refuzoi të komentojë lidhur me këtë njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.