Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 103.78 ▼1.94%
ARI 4,393 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,801 ▼ -1.46% ETH $2,403 ▼ -3.06% XRP $1.2786 ▼ -10.59% SOL $97.4100 ▼ -3.51%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.78 ▼1.94 % ARI 4,393 ▲1.39 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.78 ▼1.94 % ARI 4,393 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Politika

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

Gjykata e Posaccme e Apelit do të shpallë nesër në orën 14:00 vendimin në lidhje me pretendimet e ish-presidentit, Ilir Meta, kundër pezullimiut të afateve të paraburgimit në Shkallën e Parë.

Për të dytën herë radhazi, Ilir Meta, qëndroi i ulur në krah të avokatit të tij në sallën e gjyqit. Ndonëse e fitoi këtë të drejtë në seancën e kaluar, fillimisht toga e shoqërimit e dërgoi në kafazin e xhamtë, ndërsa më pas e la pranë avokatit jashtë kafazit.

Përmes avokatit, Meta tha se Shkalla e Parë i ka cënuar të drejtat dhe standardet ligjore, kur nuk ka pranuar kundështinë e tij ndaj pezullimit të afateve të paraburgimit.Edhe vetë ish-presoidenti, tha se në asnjë rast nuk ishte bërë shkak për shtyrjen e procesit.

“Dua te theksoj se në asnjë rast unë nuk kam munguar në asnjë seancë gjykimi. Jo vetëm të gjykimit paraprak por edhe të themelit, apo edhe në cështje të tjera. Ndoshta juve ju kujtohet se edhe kur e kam ditur që avokati im s’mund të merrte pjesë unë jam paraqitur në seancë dhe kam kërkuar që gjyqi të vazhdojë pa avokatin. Dhe në këtë rast që ne e ngremë këtë pretendim dua të theksoj se qendimi im atëherë ka qenë të vazhdojë seanca.

Vlerësoj qe është e padrejtë që kur unë marr pjesë më gjyq mua t’më pezullohen afatet e paravurgimit.
Kjo nuk është aspak për shkak tim dhe as në interesin tim. Kjo është gjithmonë në interes të prokurorëve të cështjes dhe ky nyk është i vetmi rast”, tha Meta.

Nga ana e tij, përfaqsuesi i SPAK në sallën e gjyqit, kërkoi rrëzimin e ankimit të Metës, duke pretenduar se vendimet gjyësore që ai kundështon kanë qenë të bazuara në ligj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.