☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 92.03 ▲1.67%
ARI 4,052 ▼1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,735 ▼ -6.15% ETH $2,231 ▼ -8.22% XRP $1.2043 ▼ -8.27% SOL $89.4200 ▼ -7.26%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.03 ▲1.67 % ARI 4,052 ▼1.5 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 92.03 ▲1.67 % ARI 4,052 ▼1.5 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Premier League

“Ardhja e Alonso një lajm i shkëlqyer për Chelsea, kemi edhe dy ndeshje për të kapur Europën”

Trajneri aktual i Chelsea, Calum McFarlane, ka folur me superlativa për ardhjen e Xabi Alonso në stolin e “blues” sezonin tjetër. Deklarata ka ardhur pak orë para ndeshjes që Chelsea do të luajë sot ndaj Tootenham në Premier League, me shpresën që të kapë një vend në Europë sezonin tjetër.

“Ardhja e Alonso është një lajm vërtet emocionues. Ai është një trajner i shkëlqyer me një prejardhje të madhe. Ne të gjithë mezi presim të punojmë me Xabi. Ai më dërgoi një mesazh dje. Do ta mbaj privat, por kryesisht foli rreth finales. Kam pasur një bisedë të shkurtër me të nëpërmjet mesazheve”, tha McFarlane.

Më tej, ai shtoi: “Nuk më habit fakti që klubi arriti ta merrte atë si trajner. Chelsea është një klub i madh dhe kemi vërtet disa nga lojtarët më të mirë në botë që e kanë treguar këtë gjë edhe pse ka qenë një sezon zhgënjyes. Një klub i madh dhe gjithmonë do të tërheqë lojtarë dhe menaxherë të nivelit të lartë.”

McFarlane ka shtuar se nuk ka menduar për të ardhmen e tij, nëse do të jetë ende pjesë e klubit londinez: “Nuk kam menduar për këtë. Kam ende dy ndeshje për të drejtuar dhe kaq shumë gjëra në lojë. Fokusi im është gjithmonë te ndeshja tjetër, seanca tjetër stërvitore.”

“Duhet të fitojmë dy ndeshjet e ardhshme për t’i dhënë vetes shansin më të mirë për të përfunduar sa më lart në ligë dhe për të fituar futbollin evropian. Ky është fokusi ynë i vetëm në kryerjen e punës sonë dhe në paraqitjen e duhur për të mposhtur Tottenham sot”, tha McFarlane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.