☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 91.13 ▲0.67%
ARI 4,082 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,178 ▼ -5.72% ETH $2,241 ▼ -7.75% XRP $1.2178 ▼ -6.88% SOL $90.1800 ▼ -6.09%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.13 ▲0.67 % ARI 4,082 ▼0.76 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.13 ▲0.67 % ARI 4,082 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Opinion

Brukseli dërgoi një raport, në Tiranë mbërritën dy!

Fejton

Nga THOMA GËLLÇI

Komisioni Evropian përgatiti një raport për Shqipërinë. E shkroi, e kontrolloi, e vulosi dhe e dërgoi në Tiranë. Ishte një raport i zakonshëm, me faqe, paragrafë dhe numra.

Por sapo mbërriti në Shqipëri, ndodhi një mrekulli. Raporti u nda më dysh.

Në Kryeministri u hap shampanja. Raporti ishte i shkëlqyer. Shqipëria kishte bërë përparime të jashtëzakonshme. Edi Rama ishte aq i kënaqur, sa po të varej prej tij, do ta pranonte menjëherë Bashkimin Evropian si anëtar të Shqipërisë.

Në selinë e Partisë Demokratike, ndërkohë, kishte rënë zia. Sali Berisha njoftoi se raporti ishte një katastrofë. Shqipëria kishte falimentuar politikisht, demokracia kishte vdekur dhe Evropa kishte mbyllur dyert.

Gazetarët u shqetësuan. Mos vallë Komisioni Evropian kishte ngatërruar zarfet?

U morën të dy raportet, dhe ai qe ju dorezua qeverise dhe ai qe ju dorezua opozites, dhe u krahasuan. Ishin identikë! E njëjta faqe e parë, e njëjta faqe e fundit, madje edhe gabimet e shtypit ishin të njëjta.

U thirr një ekspert për të zgjidhur misterin.

Eksperti lexoi raportin dhe zbuloi se Komisioni Evropian kishte vlerësuar përparimin e Shqipërisë, por kishte kritikuar edhe korrupsionin, problemet e demokracisë dhe gjendjen e medias.

Pra, kishte shkruar edhe mirë, edhe keq.

Kjo e ndërlikoi shumë çështjen.

Në Kryeministri shpjeguan se pjesët e mira përbënin raportin, ndërsa pjesët e këqija ishin disa vërejtje teknike, që Brukseli i vendoste nga zakoni. Ato as qe duheshin permendur fare ne popull se as kishin rendesi dhe as ja vlente te harxhoje kohe

Në selinë e PD-së shpjeguan të kundërtën. Pjesët e këqija ishin raporti i vërtetë, ndërsa pjesët e mira ishin futur aty për të mos dëshpëruar popullin shqiptar.Por popullit I duhej thene e verteta e madhe qe raporti I progresit e kishte nxire komplet punen e qeverise

Eksperti propozoi që raporti të lexohej i gjithi si nje e tere .

Ky propozim u konsiderua provokim nga të dyja palët.

Çështja shkoi deri në Bruksel. Zyrtarët evropianë u habitën. Për herë të parë në historinë e integrimit, një vend kishte arritur të merrte njëkohësisht raportin më të mirë dhe më të keq ne historine e vet.

Pas një mbledhjeje të gjatë, një nëpunës propozoi që vitin tjetër të mos hartohej fare raport. Të dërgoheshin dy fletë të bardha.

Njërën ta plotësonte Rama me sukseset, tjetrën Berisha me katastrofat.

Propozimi u miratua me entuziazëm.

Por, përpara se të mbyllej mbledhja, një zyrtar evropian pyeti:

— Po populli shqiptar? Çfarë do të lexojë ai?

Në sallë ra heshtja.

Pastaj u përgjigj kryetari i mbledhjes:

— Populli shqiptar? Ai nuk ka nevojë ta lexojë raportin. Ka tridhjetë e pesë vjet që i dëgjon këta të dy dhe gjysma mendon se  po hyn në Evropë apo dhe gjysma tjeter mendon se po del prej saj!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.