☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.94 ▲0.04%
ARI 4,074 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,919 ▲ +1.08% ETH $2,350 ▲ +1.4% XRP $1.3278 ▲ +2.49% SOL $101.2800 ▲ +0.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Ardita Sinani, e vetmja grua bartëse e listës në zgjedhjet në Serbi

Ardita Sinani është e vetmja grua bartëse e listës në Serbi. Në zgjedhjet parlamentare dhe lokale janë 21 subjekte politike, por shumica e udhëheqësve janë meshkuj.

Ajo thotë se femra në Luginën e Preshevës është e përfaqësuar mirë në institucione dhe politikë. Por, do të luftojë për më shumë të drejta.

Ardita është mësimdhënëse dhe beson se është koha që shqiptarët të luftojnë për të drejtat e tyre me çdo mjet demokratik. Femra në politikë, sipas saj, krijon atmosferë më të qetë.

“Nëse femra është aktive dhe në pozicione vendimmarrëse, atëherë besoj se nuk do të ketë korrupsion, ligji do të zbatohej, do të kishte drejtësi dhe punët do të ecnin në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik.

Sinani thotë se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike për të ngritur zërin në një zonë që ka pasur mjaft konflikte.

“Për shqiptarët e Luginës së Preshevës më e rëndësishme është të ulet numri i të papunëve, te ketë një zhvillim ekonomik sepse jemi zona më e pazhvilluar në të gjithë territorin e Serbisë”, vijon ajo.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës garojnë kryesisht në zgjedhjet lokale për shkak të bojkotit, por pjesëmarrja e tyre do të jetë edhe për ato parlamentare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.