🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▲ +0.65% ETH $2,327 ▲ +0.77% XRP $1.4211 ▼ -0.01% SOL $93.1400 ▲ +0.74%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Kronika

Arratisja e Moisi Habilajt, mediat italian zbulojnë detajet: Nuk iu vendosi byzylykun elektronik gjatë arrestit në shtëpi

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja rreth arratisjes së Moisi Habilajt në Itali.
Sipas tyre që nga e shtuna e kaluar telefoni i tij është fikur dhe i paarritshëm . Sipas mediave italiane është ende mister zhdukja e trafikantit shqiptar të drogës. Ata shkruajnë se ai ishte në arrest shtëpie në apartamentin e tij të vogël në San Michele di Ganzaria në provincën e Catania, në atë zonë që për dekada ka qenë territori referues i shefit të Cosa Nostra Ciccio La Rocca .

Top Channel duke iu referuar mediave italiane mëson se Moisi Habilaj nuk mbante një byzylyk elektronik për të gjurmuar vendndodhjen e tij

Habilaj ka ishte në arrest në shtëpi pasi u dënua me 15 vjet e 5 muaj burgim në një dënim të shkallës së parë. Ky dënim u konfirmua edhe në shkallën e dytë dhjetorin që lamë pas.

Për disa ditë Moisi Habilaj nuk ishte më në dispozicion dhe për momentin, siç konfirmojnë burimet hetimore ai raportohet si i arratisur . Megjithatë, mbi këtë histori nuk ka asnjë lajm zyrtar nga forcat e policisë italiane.

Arratisja e Habilajt u zbulua gjatë një kontrolli rutinë për ata që ishin në arrest shtëpiak.

Avokatët që e mbrojnë atë përjashtojnë ekzekutimin e një urdhri ekstraktimi në Shqipëri, ku Habilaj është përballur me një hetim paralel me atë të gjyqësorit Italian.

43 vjeçari Habilaj, para se të shkonte në San Michele di Ganzaria, ishte burgosur në burgun Bicocca. Pastaj u transferua në qytetin e Calatina ku ai ishte mysafir i një të afërmi nga ana e babait për pak më shumë se një muaj. Më pas kaloi në një apartament të ri të pavarur, gjithmonë në territorin e San Michele di Ganzaria, dhe me leje transferimet vetëm në zyrën e tij të dentistit.
Në fazat e hershme të gjykimit të shkallës së parë, Habilaj zhvilloi idenë për të biseduar me magjistratët pa u

Habilaj pranoi të bisedonte me drejtësinë gjatë hetimit por nuk e fitoi statusin e bashkëpunëtorit më drejtësinë. Pranimi i pjesshëm i akuzave u duku si një vlerësim pozitiv nga ana e autoriteteve por nuk iu lehtësuan rrethanat e akuzave.

Një hetim nga zyra e prokurorit të Katanias në tetor 2017 zbuloi ekzistencën e një kanali të vendosur për furnizim me drogë dhe armë midis Shqipërisë dhe Sicilisë .
‘Biznesi’ funksiononte në hijen e klanit Cappello dhe familjes Cosa Nostra dei Santapaola-Ercolano.

Mediat italiane përmendin edhe ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke theksuar se Moisi Habilaj ishte kushëri i tij.

Kujtojmë se edhe vetë Tahiri përfundoi i hetuar nga zyra e prokurorit të Katanias në dosjen mbi bandën e drejtuar nga 43-vjeçari i cili u arratis

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.