☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.14 ▼0.99%
ARI 4,056 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,520 ▲ +1.83% ETH $2,330 ▲ +2.77% XRP $1.2892 ▲ +2.48% SOL $93.6800 ▲ +1.23%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.14 ▼0.99 % ARI 4,056 ▲2.92 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.14 ▼0.99 % ARI 4,056 ▲2.92 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Arrestohet një 19-vjeçar nga Maqedonia në Mal të Zi, ka tentuar të vrasë një person

Policia malazeze arrestoi shtetasin e RMV-së, Andrej Tanaskovski në Nikshiq, i cili kërkohej për tentativën e vrasjes së Marko Ljubisha, i njohur si “Kan”, raportuan mediat malazeze, duke cituar burime të shumta nga Departamenti i Policisë së Malit të Zi.

Sipas informacioneve, Tanaskovski u arrestua në një apartament sekret në lagjen Vidrovan në qytetin e Nikshiqit, dhe bashkë me të u arrestua edhe 34-vjeçari Neno Markovic nga Nikshiqi, për të cilin ekziston dyshimi se e ka ndihmuar të dyshuarin të fshihet nga agjencitë e zbatimit të ligjit pas kryerjes së krimit.

Siç njoftoi policia, 19-vjeçari Tanaskovski dyshohet se më 7 gusht 2025, në kompleksin hotelier “Maestral” në Budva, është përpjekur të eliminojë 56-vjeçarin Marko Ljubisa-Kan, i cili konsiderohet anëtar i klanit “Shkaljar” të kartelit ballkanik të drogës.

“Një urdhër arresti ndërkombëtar ishte lëshuar për A.T. për veprën penale të vrasjes në tentativë, i cili ka qëlluar dy plumba drejt viktimës me armë zjarri, duke rezultuar në lëndime trupore në kokë të M.L. I dyshuari akuzohet gjithashtu për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe falsifikimit të një dokumenti. Sipas dyshimeve, A.T., gjatë planifikimit të sulmit, ka përdorur një kartë identiteti të rreme, me inicialet J.G. nga Republika e Serbisë, me të cilën ishte regjistruar në një objekt hotelier pranë sulmit”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.