☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 89.88 ▼1.35%
ARI 4,166 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,861 ▲ +1.11% ETH $2,710 ▲ +0.57% XRP $1.5106 ▲ +1.26% SOL $120.6800 ▼ -0.11%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 89.88 ▼1.35 % ARI 4,166 ▲0.09 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 89.88 ▼1.35 % ARI 4,166 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Arte

Art në fokus, “Honoris Causa” hapet në galerinë FAB për 60-vjetorin e Universitetit të Arteve

Ekspozitë studentore “Honoris Causa” vjen në kuadër të 60-vjetorit të Universitetit të Arteve. Ekspozita do të hapet në galerinë FAB dhe është një nga veprimtaritë, që do të zhvillohet në kuadër të 60-vjetorit të Universitetit të Arteve në Tiranë.

UA shprehet se në kuadër të 60-vjetorit, kjo ekspozitë nuk është thjesht një celebrim, por një ftesë për të rishikuar vetë idenë e trashëgimisë, si një hapësirë e hapur për perspektiva të reja. “ Çdo institucion ndërton një arkiv. Çdo arkiv ndërton një kujtesë. Dhe çdo kujtesë, kur mbetet e gjallë, hap procese drejt së ardhmes. “Honoris Causa” zhvendoset nga një titull në një praktikë , nga një status i fituar, në një gjendje që ndodh brenda aktit krijues. Ekspozita vendos fokusin tek potenciali krijues i studentëve, duke e zhvendosur nderimin nga e përfunduara tek e papërfunduara, nga autoriteti tek procesi”, thuhet rreth njoftimit të kësaj ekspozite që do të hapet më datë 14 maj paradite në galerinë FAB.

Pikturë, skulpturë, grafikë, tekstil, multimedia dhe fotografi ndërthuren në një hapësirë kërkimi dhe eksperimentimi artistik. Universiteti i Arteve është institucion publik i arsimit të lartë me karakter artistik në Shqipëri, që ofron diplomë Universitare në Muzikë, Arte të Bukura dhe Art Skenik. I themeluar më 1966, Instituti i Lartë i Arteve bashkoi tre institucione artistike: Konservatorin Shtetëror të Tiranës, Shkollën e Arteve të Bukura, dhe Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”.

Më 1990, me ndryshimet në sistemin arsimor, Instituti i Lartë i Arteve u ngrit në nivel Universiteti dhe u emërua “Akademia e Arteve”. Me VKM nr. 234, date 23.03.2011, u krijua Universiteti i Arteve mbi bazën e Akademisë së Arteve, duke ruajtur të pandryshuar strukturën e Fakulteteve. Universiteti i Arteve ka tre fakultete: Fakultetin e Muzikës; Fakultetin e Arteve të Bukura; Fakultetin e Artit Skenik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.