☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 April 2026
S&P 500 7,064 ▼0.63%
DOW 49,149 ▼0.59%
NASDAQ 24,260 ▼0.59%
NAFTA 89.16 ▼0.57%
ARI 4,784 ▲1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $77,869 ▲ +2.21% ETH $2,387 ▲ +2.81% XRP $1.4520 ▲ +0.9% SOL $87.8300 ▲ +2.44%
S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 89.16 ▼0.57 % ARI 4,784 ▲1.36 % S&P 500 7,064 ▼0.63 % DOW 49,149 ▼0.59 % NASDAQ 24,260 ▼0.59 % NAFTA 89.16 ▼0.57 % ARI 4,784 ▲1.36 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
22 Apr 2026
Breaking
Arte

Artistët me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës: Ligji i artit i vjetruar, pa vëmendjen e duhur institucionale

Nga Julia Vrapi

Reformimi i infrastrukturës ligjore është një nga çështjet, që për artistët duhet të jetë në prioritetet e politikave kulturore në vendin tonë. Kërkesat për rishikimin e ligjit të artit në vend vijojnë të mbeten të forta nga komuniteti artistik, i cili prej vitesh ngre shqetësime për një kuadër ligjor të vjetruar, që nuk i përgjigjet kohës. Sipas tyre, mungesa e ndryshimeve konkrete dhe vëmendjes nga institucionet përkatëse ndikon në fushën e artit dhe kulturës, ndërsa theksojnë nevojën për rishikim të ligjit dhe përfshirje më të madhe të profesionistëve të fushës.

Skenografi Bashkim Zahaj, i cili dhe më parë ka sjellë në vëmendje një sërë problemesh me të cilat përballen artistët në aktivitetin e tyre artistik, shprehet se ligji aktual i artit është i vjetruar, ndërsa sipas tij Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit duhet të ketë më shumë bashkëpunim me profesionistët. “Po bëj kostumet e një shfaqjeje, por ka shumë probleme me ligjin e prokurimeve, i cili në institucionet e artit është nonsens. Ky është një problem i madh, pasi nuk bën të mundur prodhimin vendas, por favorizon marrjet me qera.

Ligji për institucionet e artit është tepër i vjetruar. Si mund të punohet nga ministria pa thirrur profesionistë të fushës me eksperiencë?”, thotë skenografi Bashkim Zahaj në një reagim të tij. Përmirësimet në infrastrukturën ligjore mbeten një shqetësim për komunitetin artistik në vend, por dhe për tenorin Rudi Sata ajo duhet reformuar urgjentisht. “Institucionet e artit në vend funksionojnë me ligjin nr. 10 352, datë 18.11.2010 për artin dhe kulturën. Duhet urgjentisht reformim i infrastrukturës ligjore”, shprehet ai.

Puna me ligjin e artit

Tenori Rudi Sata, i njohur për qëndrimet e tij kritike në drejtim të Ministrisë së Kulturës thotë se puna me ligjin e artit është zvarritur ndër vite. “Përmirësimet në ligjin e artit janë zvarritur ndër vite nga Ministria e Kulturës, por dhe për paaftësinë e stafeve të ministrive. Ministria e Kulturës është dikasteri që harton dhe propozon në parlament draft-projekte. Këtu kemi të bëjmë jo me përgjegjësi individuale, por me përgjegjësi kolektive”, vijon tenori Rudi Sata.

Takime me artistët dhe përfaqësues të institucioneve për infrastrukturën ligjore janë zhvilluar dhe më parë, ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, por ndërkohë që për ligjin e artit pritet që të ketë edhe ndërhyrje. Më herët këtë vit, në një takim me ministrin Blendi Gonxhja dhe drejtuesit kryesorë të strukturave në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit u diskutuan prioritetet strategjike për 2026 dhe projektet në proces, me fokus tek objektivat dhe ndërtimin e politikave sektoriale të qëndrueshme 2026-2030.

Në portofolin e kulturës, siç u bë me dije ndër të tjera vëmendja u përqendrua te mbështetja e artistëve dhe profesionistëve të kulturës, pasurimi i kalendarit kulturor, ndjekja e ecurisë së kantiereve kulturore, risitë ligjore e reformimi institucional apo dhe fuqizimi i industrisë dhe ekonomisë kreative. Por dhe pse nga MTKS flitet për politika, që ndiqen me synim zhvillimin në art dhe kulturë, sipas artistëve duhet një vëmendje më e madhe institucionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.