Asambleja me dyer të mbyllura, mediat: Rama dublon drejtuesit në qarqe, ja kush drejton Tiranën
Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit.
Sipas raportimeve mediatike, për drejtimin politik të Tiranës janë caktuar Albana Koçiu dhe Ervin Demo, të cilët do të bashkëdrejtojnë qarkun.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me dyfishimin e numrit të drejtuesve politikë në qarqe. Sipas informacioneve të fundit, Rama ka vendosur që numri i tyre të rritet nga 12 në 24, duke vendosur nga dy drejtues politikë për çdo qark.
Ndryshimet po bëhen të ditura teksa Rama vijon komunikimin me anëtarët e Asamblesë, ndërsa pritet të mësohen edhe emrat e tjerë që do të marrin drejtimin politik në qarqet e vendit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.