☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,714 ▼0.39%
DOW 52,293 ▼0.35%
NASDAQ 26,168 ▼1.44%
NAFTA 102.39 ▼0.38%
ARI 4,030 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,938 ▼ -0.67% ETH $2,339 ▼ -1.21% XRP $1.2862 ▼ -3.6% SOL $100.1800 ▼ -2.39%
S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,293 ▼0.35 % NASDAQ 26,168 ▼1.44 % NAFTA 102.39 ▼0.38 % ARI 4,030 ▼0.54 % S&P 500 7,714 ▼0.39 % DOW 52,293 ▼0.35 % NASDAQ 26,168 ▼1.44 % NAFTA 102.39 ▼0.38 % ARI 4,030 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Atentati në Sarandë, zbardhet dinamika: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Sipas informacioneve për mediat, autorët e dyshuar, të cilët lëviznin me një motomjet dhe ishin të maskuar me skafandra, kanë ardhur nga rruga “Mit’hat Hoxha”, në drejtim nga stadiumi për te porti.

Sipas të njëjtave burime, ata kanë qëlluar në drejtim të Thimjo (Sandri) Rubatit me armë zjarri pistoletë të kalibrit 9 mm, duke shkrepur nëntë herë.

Pas atentatit, autorët janë kthyer në të njëjtin itinerar nga kishin ardhur dhe janë larguar në drejtim të zonës së plazheve, pranë Baba Rexhepit.

Dyshohet se më pas mund të jenë larguar me skaf. Motomjeti i përdorur në atentat nuk është gjetur ende dhe hetuesit dyshojnë se autorët e kanë marrë me vete.

Burimet bëjnë me dije se 50-vjeçari ka qenë i vetëdijshëm pas sulmit, por nuk ka mundur të identifikojë autorët, pasi ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që e qëlluan.

Nga të shtënat, Thimjo (Sandri) Rubati ka mbetur i plagosur me tre plumba dhe është transportuar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.