☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,705 ▼ -0.23% ETH $2,496 ▼ -0.29% XRP $1.4060 ▼ -1.01% SOL $105.0900 ▼ -0.62%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Austria kryesoi investimet e huaja për tremujorin e parë të vitit

Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet austriake arritën vlerën e 60 milionë eurove, gati dy herë më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë dhe në sektorin e ndërtimit. Megjithëse këtë vit nuk janë raportuar investime madhore të biznesit austriak, mund të hipotizohet se rritja e investimeve austriake mund të lidhet me sektorin e pasurive të paluajtshme, që po merr një rol gjithnjë e më dominues në strukturën e investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

Stoku i investimeve austriake në fund të tremujorit të parë arriti në 992 milionë euro, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një investitor i rëndësishëm historik në Shqipëri, Italia, u rendit i dyti për tremujorin e parë të këtij viti, me një fluks investimesh të reja prej 49 milion eurosh. Fluksi i investimeve italiane shënoi një rritje prej 9% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Italia ngelet një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri. Stoku i investimeve italiane ka arritur në 1.92 miliardë euro, 16% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Investimet italiane janë të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve. Ndërkohë, sipas raportimeve nga tregu, shtetasit italianë zënë një peshë të rëndësishme edhe në investimet në pasuri të paluajtshme.

Me diferencë të vogël me Italinë, ndjekin investimet e huaja nga Hollanda dhe nga Turqia.

Shteti që ka dominuar investimet e huaja direkte në vitet e fundit, Hollanda, në tremujorin e parë 2026 zbriti në vendin e tretë për nga vlera e investimeve të reja, me 48 milionë euro. Vlera e investimeve hollandeze ra me 2% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Megjithatë, për nga stoku i akumuluar i investimeve të deritanishme, Hollanda ngelet investitori i huaj më i madh në Shqipëri, me një vlerë prej 2.83 miliard eurosh dhe më një rritje vjetore prej 12%.

Investitorët e mirëfilltë hollandezë në Shqipëri kanë qenë të paktë. Më i rëndësishmi mes tyre ishte kompania Shell, që realizoi investimet të mëdha në kërkimet për naftë në zonën e Shpiragut, para se të tërhiqej, në fund të vitit 2024.

Vlera e lartë e investimeve hollandeze lidhet kryesisht me faktin se Hollanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit. Hollanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve. Gjithashtu, Hollanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Lista e investitorëve të huaj për tremujorin e parë vijon me Turqinë.

Për tremujorin e parë 2026, investimet turke prekën vlerën e 47 milionë eurove, në rënie 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i investimeve turke në fund të tremujorit të parë ka arritur në 1.47 miliardë euro, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë. Pas largimit nga sektori i telekomunikacioneve, ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse, etj.

Kosova vazhdon të rrisë investimet në Shqipëri dhe për tremujorin e parë flukset e reja të investimit prekën vlerën e 32 milionë eurove, me një rritje prej 22% krahasuar me një vit më parë. Investimet kosovare në vitet e fundit po ndjekin një tendencë në rritje dhe janë të orientuara kryesisht në sektorin e tregtisë. Stoku i investimeve kosovare ka arritur në 620 milionë euro, në rritje me 41% krahasuar me një vit më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.