☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 85.70 ▲1.55%
ARI 4,546 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,800 ▲ +8.56% ETH $2,252 ▲ +17.53% XRP $1.1113 ▲ +10.74% SOL $86.1000 ▲ +11.86%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.70 ▲1.55 % ARI 4,546 ▲0.02 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.70 ▲1.55 % ARI 4,546 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

Avionët turq rrëzojnë një aeroplan rus në kufi me Sirinë

Avionë luftarakë turq raportohet të kenë goditur dhe rrëzuar një mjet ajror ushtarak të paidentifikuar në kufi me Sirinë.

Një zyrtar ushtarak turk deklaroi për agjencinë e lajmeve “Reuters” se, avionët turq “F-16” qëlluan një xhet pas paralajmërimeve se po shkelte hapësirën ajrore turke.

Mediat turke kanë transmetuar tashmë pamjet e avionit të rrëzuar në malet në afërsi të kufirit sirian, pranë provincës Latakia.

Së fundmi, avionë ushtarakë rusë dhe sirianë kanë goditur bazat e xhihadistëve dhe zonat e rebelëve të mbështetur nga Perëndimi.

Turqia, një kritike e fortë e presidentit sirian Bashar al Assad, ka bërë më herët paralajmërime kundër shkeljes së hapësirës së saj ajrore nga avionët rusë e sirianë.

Muajin e kaluar, Ankaraja zyrtare deklaroi se avionët turq “F-16” kishin lokalizuar një avion rus që kishte kaluar në kufirin e tij dhe se avionët e saj ishin kërcënuar nga një avion i paidentifikuar “Mig-29”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.