☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0%
DOW 52,290 ▲0.12%
NASDAQ 25,759 ▼0.3%
NAFTA 86.91 ▲3.05%
ARI 4,148 ▲1.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $66,070 ▼ -0.25% ETH $1,939 ▲ +1.04% XRP $1.1481 ▼ -0.73% SOL $78.2500 ▲ +0.67%
S&P 500 7,509 ▲0 % DOW 52,290 ▲0.12 % NASDAQ 25,759 ▼0.3 % NAFTA 86.91 ▲3.05 % ARI 4,148 ▲1.74 % S&P 500 7,509 ▲0 % DOW 52,290 ▲0.12 % NASDAQ 25,759 ▼0.3 % NAFTA 86.91 ▲3.05 % ARI 4,148 ▲1.74 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Kronika

Avokati i Popullit viziton 34-vjeçaren me foshnjën 7-muajshe në burg

Avokati i Popullit Endri Shabani ka vizituar në burgun e Pojskës 34-vjeçaren me iniciale D.S., e cila po vuan dënimin për veprën penale “Dhunë në familje” ndaj vjehrrit të saj.

Ditën e sotme për shkak të moshës së fëmijës vetëm 7 muajsh, i cili ndodhet me nënën në këtë IEVP, ka bërë që Avokati i Popullit të reagojë për të parë nga afër situatën.

Shabani u shpreh se është çelur një hetim mbi mënyrën se si është zhvilluar procedura e burgosjes së shtetases D.S. në kushtet kur ajo ka 3 fëmijë të mitur dhe një vendim gjykate që ka marrë formë të prerë pas 49 ditësh, kur duhen vetëm 2 javë çfarë do t’i jepte asaj mundësinë për të përfituar nga amnistia.

Shabani shtoi se ka dyshime se mund të jenë bërë shkelje dhe pasi të përfundojë hetimi do të kërkohet që të merren masa në rast të shkeljeve.

Ai shkoi më tej kur tha se ditën e nesërme do të ketë një seancë  gjyqësore për rastin në fjalë dhe rivlerësimin e dënimit dhe shtoi se shpreson zonja do të lirohet përpara mesditës së nesërme.

34-vjeçarja u arrestua një ditë më parë në Pikën e Kalimit Kufitar të Murrqanit, teksa po kthehej nga Gjermania, në zbatim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, të dhënë në mungesë në vitin 2023.

Sipas familjarëve, gruaja është nënë e tre fëmijëve të mitur. Njëri prej tyre është 4 vjeç dhe ka probleme shëndetësore, i dyti është 2 vjeç, ndërsa më i vogli, vetëm 1 vjeç, është dërguar pranë nënës së tij në burgun e Pojskës.

Familjarët kanë deklaruar se vjehrri e ka falur 34-vjeçaren dhe se dënimi prej dy muajsh burg duhej të përfshihej në përfitimet e ligjit të amnistisë. Megjithatë, institucionet kanë zbatuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.