🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,646 ▼0.36%
DOW 52,485 ▼0.57%
NASDAQ 26,276 ▼0.55%
NAFTA 95.92 ▲3.11%
ARI 4,461 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,485 ▼ -0.18% ETH $2,487 ▼ -0.39% XRP $1.4202 ▼ -1.24% SOL $103.5400 ▼ -0.61%
S&P 500 7,646 ▼0.36 % DOW 52,485 ▼0.57 % NASDAQ 26,276 ▼0.55 % NAFTA 95.92 ▲3.11 % ARI 4,461 ▲0.49 % S&P 500 7,646 ▼0.36 % DOW 52,485 ▼0.57 % NASDAQ 26,276 ▼0.55 % NAFTA 95.92 ▲3.11 % ARI 4,461 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

Avokati Ndreca: As vetë Ols Dado nuk ka thënë që është emëruar në mënyrë të ligjshme!

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca theksoi se vendimi i Gjykatës Administrative për padinë e kryebashkiakut ndaj prokurorit që e hetoi, Ols Dado, ishte i pritshëm. Ndreca deklaroi se publiku është shumë i qartë se z. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, madje as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt.

Ndreca theksoi se në asnjë moment gjatë gjithë këtij procesi z. Dado nuk ka thënë që unë jam prokuror i emëruar në mënyrë të ligjshme.

Në një komunikim për mediat pas vendimit, Ndreca theksoi se me këtë vendim, sistemi i drejtësisë tregoi edhe njëherë se nuk ka aftësië për t’u vetëkorrigjuar. Ai paralajmëroi gjithashtu dërgimin në Apel menjëherë pasi gjykata të zbardhë vendimin e arsyetuar.

“Mënyra si u zhvillua procesi dhe si u zgjat procesi për një element procedurial, që besoj është sytë e publikut dhe në sytë tuaj shumë i qartë që duhej pranuar. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga shqyrtimi në themel i të vërtetës ishte moslegjitimimi. Me fjalë të tjera, moslejimi që ti të flasësh dhe të shprehësh argumentet e tua para Gjykatës. Pra, moslejimi që të ti të kesh akses real në gjykatë. Sigurisht që kjo ishte më shumë se sa pranimi i një padie ishte një test për sistemin dhe në këtë rast të Gjykatës Administrative se sa ka aftsinë për të vetëkorrigjuar problematikat që sistemi ka dhe një ndër problemet e mëdha që sistemi ka.
Ju jeni shumë të qartë, publiku është shumë i qartë se z. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme. As vetë z. Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. Në asnjë moment gjatë gjithë këtij procesi z. Dado nuk ka thënë që unë jam prokuror i emëruar në mënyrë të ligjshme. Pra, edhe në këtë rast sistemi nuk e ka treguar, nuk e tregoi aftësinë për t’u vetëkorrigjuar; nuk e tregoi aftësinë për të shqyrtuar problematikën që vetë sistemi ka dhe mendoj që nuk ka problem më të rëndë se sa emërimi i një prokurori që sot ushtron funksion pa atribute ligjore, në mënyrë krejtësisht të paligjshme, me akte absolutisht të paligjshme.
Sigurisht që ky është një hap i parë. Ashtu siç e thashë edhe në seancë, në dy seanca të mëparshme, kjo është tashmë një e vërtetë që nuk mbulohet me asnjë lloj vendim procedurial, është një e vërtetë që ne do e ndjekim deri në fund, një e vëretë e cila nuk lidhet vetëm mje z. Veliaj, nuk lidhet vetëm me Bashkinë e Tiranës, nuk lidhet vetëm me pasojat që po u shkakton një vendim i tillë gjithë qytetarëve të Tiranës, gjithë Bashkisë si institucion por lidhet me vetë sistemin e drejtësisë dhe me aftësinë dhe aftësinë e sistemit të drejtësisë që jo vetëm të kontrollojë subjekte të tjerë por të kontrollojë edhe vetveten dhe në këtë rast ka dështuar.
Ky vendim është tregues i dështimit të vetë sistemit të drejtësisë për t’u vetëkorrigjuar. E thashë edhe në seancë gjyqësore. Ne kemi bërë një reformë në drejtësi e cila lidhet me parimin e barazisë para ligjit. Nuk mund të ketë barazi para ligjit, duke përjashtuar prokurorët e gjyqtarë.Barazia para ligjit funksionon edhe për prokurorët e gjyqtarët. Me këtë rast u tregua korporatizmi gjyqësor i cili i përjashton nga barazia para ligjit, prokurorët dhe gjyqatrët, pra anëtarët e sistemit

Sigurisht që menjëherë do shkojmë në Apel, me të pasur vendimin e zbardhur nga gjykata, ne do e ndjekim deri në fund këtë dhe mendoj që sado vonë të jetë, sigurisht që ne do e fitojmë këtë çështje sepse është një fakt që tashmë nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di që është kështu siç themi ne”, deklaroi Ndreca.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.