🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,084 ▲ +0.54% ETH $2,458 ▲ +0.88% XRP $1.3926 ▲ +0.64% SOL $104.8500 ▲ +1.34%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Azizi: Liria e mediave, themeli i lirisë sonë si shoqëri

Në Ditën botërore të lirisë së mediave, zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, ka deklaruar se një shoqëri demokratike nuk mund të ekzistojë pa media të lira e profesionale.

Sipas saj informimi i drejtë dhe i paanshëm është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi i qytetarëve dhe forcohet demokracia.

“Liria e mediave nuk është vetëm e drejtë e gazetarëve, por një e drejtë e çdo qytetari për të qenë i informuar në mënyrë të saktë dhe transparente. Ajo nënkupton përgjegjësi, integritet dhe respekt për të vërtetën, por edhe mbrojtje nga çdo formë presioni apo ndikimi”, thotë zëdhënësja e Qeverisë.

Duke folur në cilësinë e saj zyrtare, ajo u shpreh e përkushtuar për promovimin e transparencës institucionale, dialogut të hapur dhe garantimin e qasjes së lirë në informacion për publikun.

“Institucionet duhet të jenë gjithmonë të hapura ndaj pyetjeve, kritikave dhe vëzhgimit publik, sepse vetëm në këtë mënyrë ndërtojmë besim të qëndrueshëm me qytetarët”, potencoi Azizi.

Në përmbyllje, ajo bëri thirrje që në këtë ditë të rëndësishme, të riafirmohet angazhimi për të mbështetur gazetarinë profesionale, për të forcuar standardet etike dhe për të krijuar një mjedis ku fjala e lirë respektohet dhe mbrohet, duke e cilësuar lirinë e mediave si themelin e lirisë sonë si shoqëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.