🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.43 ▲2.04%
ARI 3,914 ▼1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,117 ▼ -1% ETH $2,265 ▼ -0.9% XRP $1.2569 ▲ +0.57% SOL $92.4800 ▼ -1.53%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.43 ▲2.04 % ARI 3,914 ▼1.41 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.43 ▲2.04 % ARI 3,914 ▼1.41 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

BAGDAD – Iraku mbledh Këshillin e Sigurisë pas sulmeve ajrore amerikano-saudite

BAGDAD, 29 korrik /ATSH-DPA/- Kryeministri irakian Ali al-Zaidi urdhëroi sot zhvillimin e një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vendit, pas sulmeve ajrore të kryera nga SHBA-ja dhe Arabia Saudite kundër milicive të mbështetura nga Irani në Irak, njoftoi agjencia shtetërore irakiane e lajmeve INA.

Sipas raportit, takimi në Bagdad do të përqendrohet te situata e sigurisë dhe sulmet ajrore të kryera gjatë natës.

Shtetet e Bashkuara të Bashkuara deklaruan se objektivi i sulmeve ishin grupet e armatosura aleate me Iranin që veprojnë në Irak.

Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF), një koalicion që përfshin kryesisht milici shiite të afërta me Iranin, thanë se nga sulmet u vranë 20 luftëtarë të saj dhe u plagosën 32 të tjerë.

PMF deklaroi se sulmet amerikano-saudite goditën objektiva në disa zona të Irakut, përfshirë rrethinat e Bagdadit, provincën jugore të Basrës dhe provincën veriore Nineveh. Sipas saj, u dëmtuan gjithashtu ndërtesa, automjete dhe pajisje ushtarake.

Ushtria amerikane tha se sulmet e natës ishin kryer si kundërpërgjigje ndaj më shumë se 30 sulmeve me dronë, të cilat sipas saj ishin urdhëruar nga Garda Revolucionare e Iranit gjatë 72 orëve të mëparshme.

Ministria saudite e Mbrojtjes deklaroi se sulmet, të kryera në bashkëpunim me forcat amerikane, kishin në shënjestër pozicionet e milicive në Irak, të cilat më parë ishin përdorur për të nisur sulme kundër objekteve të naftës në Arabinë Saudite.

Që prej fillimit të luftës mes Iranit dhe kundërshtarëve të tij, edhe vendet e Gjirit janë sulmuar nga grupe me bazë në Irak, ku milicitë e mbështetura nga Teherani vazhdojnë të kenë ndikim të madh.

Qeveria e Al-Zaedit ka deklaruar se synon çarmatimin e këtyre milicive, megjithatë deri tani ka pak shenja se kjo do të jetë e mundur në një periudhë të afërt. Al-Zaidi u bë kryeministër në muajin maj. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.