☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 95.54 ▲3.39%
ARI 4,178 ▼3.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $82,772 ▼ -2.54% ETH $2,644 ▼ -2.66% XRP $1.4818 ▼ -3.62% SOL $117.8900 ▼ -5.21%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 95.54 ▲3.39 % ARI 4,178 ▼3.32 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 95.54 ▲3.39 % ARI 4,178 ▼3.32 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Bota

BAGDAD – Trupat amerikane përfundojne tërheqjen nga Iraku

BAGDAD/UASHINGTON, 28 shtator /ATSH-DPA/- Ushtria amerikane është tërhequr plotësisht nga Iraku, sipas një zyrtari të qeverisë irakiane.

Të gjitha trupat amerikane luftarake dhe forcat që ofronin mbështetje logjistike janë larguar nga vendi, tha dje zyrtari.

Në momentin e raportimit, nga Shtetet e Bashkuara nuk kishte ende një konfirmim zyrtar për përfundimin e tërheqjes.

Iraku dhe SHBA-ja kishin rënë dakord për tërheqjen në vitin 2024.

Sipas Pentagonit, gjatë viteve të fundit në Irak ishin të dislokuara rreth 2,500 trupa amerikane.

Para tërheqjes, forcat amerikane ishin të vendosura në disa pika, përfshirë Erbilin në rajonin kurd, një bazë pranë aeroportit të Bagdadit dhe zonën qeveritare të kryeqytetit, e njohur si Zona e Gjelbër.

SHBA-ja dhe vendet aleate nisën në vitin 2014 fushatën ushtarake kundër organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS) në Irak dhe Siri.

ISIS-i u shpall i mposhtur ushtarakisht në Irak në 2017, ndërsa në Siri në 2019.

Megjithatë, celula të ISIS-it vazhdojnë të jenë aktive dhe kryejnë herë pas here sulme.

Organizata ekstremiste sunite nuk kontrollon më territoret e mëdha që kishte pushtuar dikur në Irak dhe Siri.

Situata e sigurisë në Irak është përkeqësuar përsëri që nga fillimi i luftës mes Iranit dhe SHBA-së.

Uashingtoni dhe Teherani janë përballur disa herë në territorin irakian gjatë viteve të fundit dhe në disa raste kanë qenë pranë një konflikti të drejtpërdrejtë.

Sipas raportimit, gjatë konfliktit aktual janë kryer qindra sulme, përfshirë sulme ndaj objekteve dhe trupave amerikane në Irak, si dhe ndaj objektivave të forcave kurde. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.