Banka e Japonisë: boom-i i inteligjencës artificiale mund të sjellë korrigjim të tregjeve
Nën-guvernatori Shinichi Uchida tha të hënën se euforia për IA-në ka lehtësuar kushtet financiare globale, por paralajmëroi se zhgënjimi i pritshmërive për fitimet mund të çojë në korrigjim tregjesh.
Nën-guvernatori i Bankës së Japonisë, Shinichi Uchida, tha të hënën se boom-i global i inteligjencës artificiale ka lehtësuar kushtet financiare duke nxitur kërkesën dhe duke rritur çmimet e aseteve, siç njofton Reuters.
Në fjalimin e tij, Uchida e cilësoi inteligjencën artificiale si “një goditje të madhe pozitive të kërkesës”, e cila po ushtron presion në rritje mbi ekonominë dhe çmimet, sipas raportimit të Reuters.
Por nënguvernatori paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e një korrigjimi të tregut nëse fitimet e pritshme nga investimet në IA nuk materializohen. Sipas Reuters, emetimi i madh i obligacioneve nga kompanitë e lidhura me inteligjencën artificiale ka ushtruar presion në rritje mbi normat afatgjata të interesit.
Banka e Japonisë ka identifikuar kërkesën e fortë të lidhur me IA-në si një faktor që mund ta shtyjë inflacionin themelor mbi objektivin prej 2%, çka do të kërkonte shtrëngim të mëtejshëm monetar, shkruan Reuters. Banka qendrore rriti normat e interesit në qershor dhe në shtator, ndërsa goditja energjetike e shkaktuar nga lufta në Iran iu shtua presioneve të çmimeve që vijnë nga yeni i dobët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.