☁️
Tiranë 28°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.35 ▲2.76%
ARI 4,481 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,860 ▼ -3.25% ETH $1,868 ▼ -5.35% XRP $1.2316 ▼ -2.35% SOL $74.8600 ▼ -5.11%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.35 ▲2.76 % ARI 4,481 ▼0.87 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.35 ▲2.76 % ARI 4,481 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Banka Europiane e Investimeve financim 20 mln euro për bizneset e vogla dhe të mesme, Rama: Nxit zhvillimin ekonomik dhe forcon sipërmarrjet

Shqipëria do të përfitojë një linjë të re financimi prej 20 milionë eurosh për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në inovacion, digjitalizim, teknologji dhe investime të gjelbra.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e sipërmarrjes shqiptare. Sipas tij, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mbeten partnerët më të rëndësishëm të qeverisë, ndërsa vlerësoi rolin e Bankës Europiane të Investimeve si një mudnësi jo vetëm për financimet, por edhe me ekspertizën dhe përvojën që ky institucion sjell për bizneset shqiptare.

“Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë partnerët tanë më të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës, për të krijuar hapësirë për të rinjtë që të rriten dhe për t’i dhënë vendit kaq shumë gjëra të mira. Ndihemi më të fortë duke pasur Bankën Europiane të Investimeve. Ajo që e bën të rëndësishme këtë hyrje të Bankës Europiane të Investimeve nuk është thjesht vlera e parave, por është dija dhe mundësia për të mësuar nga mënyra se si ato do të ecin në këtë drejtim dhe për të bërë maksimumin për të përfituar nga përvoja e tyre, që kanë krijuar në kaq shumë vite në mbështetjen e vendeve anëtare në BE”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për krijimin e Bankës së re të Zhvillimit të Shqipërisë, të cilën e cilësoi si një instrument të ri financiar që do të shërbejë si urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve.

“Të forcojmë bashkëpunimin me Bankën Europiane të Investimeve për të marrë nga dija e tyre dhe për t’ju bërë të investoni më shumë në Shqipëri. Kemi një bankë të re zhvillimi të sapothemeluar të Shqipërisë, që është një instrument i ri që do të përdoret jo vetëm nga ne, por uroj edhe nga ju, si një instrument për të shërbyer si urë mes vendit tonë dhe Bankës Europiane të Investimeve”, tha Rama.

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te perspektiva europiane e Shqipërisë, duke ritheksuar se vendi nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në Bashkimin Europian. Sipas kryeministrit, Bashkimi Europian mbetet modeli i vetëm për garantimin e lirisë, sundimit të ligjit dhe ndërtimit të institucioneve funksionale.

“Për ne nuk ka alternativë përkundrejt lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës dhe ai është integrimi evropian. Shqipëria nuk ka pasur kurrë një plan B dhe kurrë nuk i ka hedhur sytë në një drejtim tjetër. Çdo plan i mundshëm B është plan pa liri individuale dhe pa barazi përpara ligjit dhe nuk duam as ta imagjinojmë që mund të kthehemi në atë kohë.

Thelbi është se ka vetëm një qytet që shkëlqen mbi kodër për atë që ne duam më shumë, që është liria jonë dhe sundimi i ligjit, kjo është BE. Afganët dhe irakianët nuk ia dolën dhe arsyeja është se nuk kishin BE si horizontin e tyre, si burimin e dijes dhe si partnerë në përpjekjen për të ndërtuar një shtet funksional me institucione. Nuk mjafton vetëm liria, të duhet njohuria dhe BE e ofron këtë si askush në botë. Ky është bekimi ynë dhe ne duam të përfitojmë prej tij.

Ne jemi një vend që ka probleme, por kemi bërë një rrugë të gjatë për të qenë këtu ku jemi dhe kemi ende shumë rrugë përpara. Kemi kryer një transformim të jashtëzakonshëm të prokurimit tonë publik, që konsiderohet nga KE si sistemi më i mirë i prokurimit publik në Ballkanin Perëndimor dhe është në mesataren e shteteve anëtare të BE-së”, tha Rama.

Marrëveshja për linjën e re të kreditimit mes Bankës Europiane e Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, pritet të krijojë më shumë mundësi financimi për bizneset shqiptare, veçanërisht për projektet që fokusohen në teknologji, transformim digjital dhe ekonomi të gjelbër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.