☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.92 ▲2.02%
ARI 4,048 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,939 ▲ +1.52% ETH $2,354 ▲ +1.91% XRP $1.3255 ▲ +1.9% SOL $102.0400 ▲ +2.31%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.92 ▲2.02 % ARI 4,048 ▼0.66 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.92 ▲2.02 % ARI 4,048 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Barometri ballkanik: Bizneset shqiptare dhe serbe më pesimistët në rajon

Bizneset serbe dhe ato shqiptare janë më pesimistet sipas Barometrit Ballkanit të Biznesit 2016, publikuar së fundmi nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC), një platformë bashkëpunimi rajonale.

Në një shkallë nga 0 në 100, pikësimi i Shqipërisë është 51 dhe ai i Serbisë 48, dy më të ulëtit në rajon, nga 56 që është mesatarja e Europës Juglindore. Në raport me një vit më parë, tregu ka mbetur i pandryshuar për Shqipërinë, ndërsa është rritur lehtë për Serbinë. Më optimistët në Ballkan janë bizneset e Kosovës të ndjekura nga Kroacia e Mali i ZI.

Serbia dhe Shqipëria janë dy vendet që kanë nivelin më të lartë të taksave në rajon, ku tatim fitimi është 15%, nga 9-10% në shtetet e tjera, po ashtu dhe TVSH dhe sigurimet shoqërore. Mjedisi me taksa të larta duket se i ka bërë bizneset më pesimiste për aktivitetin e tyre.

Sipas barometrit, për situatën ekonomike, 48% e bizneseve mendojnë se është përkeqësuar, ndër përqindjet më të larta në rajon, së bashku me Bosnjën dhe Serbinë. Vetëm 21% e sipërmarrjeve shqiptare mendojnë se është përmirësuar.

Bizneset shqiptare janë më optimiste për të ardhmen, me 34% që mendojnë se situata ekonomike në 12 muajt e ardhshëm do të përmirësohet dhe 18% që do të përkeqësohet, ndërkohë që është më i lartë numri i tyre që mendojnë se do të qëndrojë e pandryshuar, me 43%.

Klima e investimeve paraqitet më pozitive, me 41% të bizneseve që mendojnë se është përgjithësisht një vend i mirë për të investuar.

Pjesa më e madhe e biznesee shqiptare, 40%, kanë deklaruar se numri i punonjësve të tyre pritet të qëndrojë i pandryshuar në 12 muajt në vijim, 33% presin të rritet dhe 24% të ulen.

Sipërmarrjet shqiptare kryesojnë në perceptimin pozitiv që kanë për hyrjen e vendit në BE, ku 78% e tyre mendojnë se kjo do të jetë një gjë e mirë për bizneset e tyre, nga 54% që është mesatarja e Europës Juglindore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.