☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.69 ▲0.36%
ARI 4,552 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,737 ▲ +8.48% ETH $2,259 ▲ +18.18% XRP $1.1092 ▲ +10.56% SOL $85.6200 ▲ +11.31%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.69 ▲0.36 % ARI 4,552 ▲0.14 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.69 ▲0.36 % ARI 4,552 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Basha: Të enjten në protestë kundër qeverisë Rama-Meta

Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha iu bëri thirrje sot qytetarëve që të enjten e 12 marsin të dalin në protestë kundër dyshes Rama-Meta.

Kryetari i Partise demokratike Lulzim Basha
Kryetari i Partise demokratike Lulzim Basha

Në një deklaratë për mediet, Basha numëroi arsyet, për të cilat qytetarët duhet të dalin në protestë, duke përmendur vrasjet, atentatet me tritol, gjendjen ekonomike, dhe rritjen e çmimit të taksave, energjisë, dhe abuzimeve:

“Kur vrasjet e atentatet me tritol kanë tronditur sigurinë e çdo familje dhe i kanë bërë njerëzit me hije, Edi Rama dhe Ilir Meta rezultojnë sipas akuzave të bëra nga radhët e tyre, të përfshirë vetë, drejtpërdrejt në skema likuidimesh dhe larje hesapesh.
-Kur varfëria thellohet dhe mjerimi arrin në nivelet më të panjohura në Shqipëri prej dy dekadash, Edi Rama dhe Ilir Meta zhyten në luks, rrisin çmimin e energjisë, rrisin taksat, rrisin abuzimet, rrisin koston e jetesës, e bëjnë të pamundur ekzistencën. Qindra mijëra familje janë sot në kufijtë e mbijetesës dhe mjerimit.
-Kur ekonomia është në kolaps, kur nuk ka një investim, nuk ka një vend të ri pune, çdo ditë Rama dhe Meta nënshkruajnë kontrata e koncesione, tendera dhe shërbime për miqtë e klientët e tyre, me një korrupsion të përbindshëm.
-Mjerim, varfëri dhe papunësi kudo për qytetarët, por ata, oligarkët po mbushin xhepat e trastat me paratë e taksapaguesve, nga shëndetësia, tek mbrojtja, nga rendi tek ekonomia, nga mjedisi tek çështjet sociale, nga financat tek doganat. Kudo ku ka një zyrë të qeverisjes, ka vjedhje, përvetësim, makutëri për pasurim të shpejtë.

Të enjten e 12 marsit që po vjen le t’i tregojmë Edi Ramës dhe Ilir Metës çdo të thotë të tradhtosh popullin, të braktisësh qytetarët, të shtosh hallet dhe mjerimin e tyre, të bëhesh koka e krimit që terrorizon shqiptarët. Shqiptarët do ta ndalin të keqen. Po afron ora e drejtësisë”, përfundon Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.