☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 95.42 ▼1.86%
ARI 4,437 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $77,767 ▲ +1.72% ETH $2,489 ▲ +1.94% XRP $1.3261 ▲ +2.04% SOL $105.6100 ▲ +5.63%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.42 ▼1.86 % ARI 4,437 ▲0.86 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.42 ▼1.86 % ARI 4,437 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Kronika

Bashës i shkon fletëthirrja, më 21 mars në Prokurori: Hetim i trefishtë për pagesat ndaj lobuesve në SHBA

Ardhja e dy letërporosive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Skocia ka riaktivizuar hetimet për dosjen e lobimit, nga ku PD ka paguar 525.000 dollarë, ndërsa kompania “Biniatta Trade” 150.000 dollarë.

Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se, më 21 mars do të merret në pyetje për herë të parë në këtë hetim, kreu i demokratëve Lulzim Basha, për llogari të hetimeve që po ndërmerren në Shqipëri.

Do të rimerret në pyetje ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, të cilit i ka mbërritur një fletëthirrje për t’u paraqitur në Prokurori, edhe ai më 21 mars.

Po në të njëjtën datë do të ripyetet nga prokurori Gjergj Tako edhe financieri i kësaj force politike, Ilir Dervishi. Ndërsa Sekretari aktual i PD-së, Gazment Bardhi është ftuar të njihet me aktet e kësaj dosjeje, po më 21 mars.

Prokurorët shqiptarë shpresonin që në letërporosinë e ardhur nga Amerika të ishte edhe dëshmia e lobistit të PD-së, Nick Muzin.

Por, burime nga kjo prokurori thonë se, pala amerikane ka sqaruar në letërporosi se, për aq kohë sa Nick Muzin është nën betim, dëshmia e tij nuk mund të dërgohet.

Nick Muzin është nën hetim nga FBI-ja, jo vetëm për vonesën e deklarimit në Departamentin amerikan të Drejtësisë, të shumës prej 150.000 dollarësh, paguar nga kompania “Biniatta Trade”, por më kryesorja, nëse me të vërtetë këto parà janë përdorur për lobim për PD-në, apo për qëllime të tjera.

Edhe në Skoci ka një hetim për pastrim parash, pasi kompania “Biniatta Trade” e ka selinë atje.

Ndërsa nga letërporosia e ardhur nga Skocia, prokurorët shqiptarë kanë përftuar të dhëna të reja dhe të panjohura më parë, se kush janë pronarët e vërtetë të “Biniatta Trade”, përveç dy shtetasve rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.