🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲0%
ARI 4,562 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,450 ▲ +0.22% ETH $2,193 ▲ +0.42% XRP $1.4258 ▲ +0.74% SOL $86.9100 ▲ +0.44%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲0 % ARI 4,562 ▲0 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲0 % ARI 4,562 ▲0 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Politika

Bashkëshortët letër Ramës, Rama përgjigje për pronarët “Sarajet e Pashait” në Dhërmi

Një çift bashkëshortësh kanë ndërtuar mes vështirësish e sakrificave resortin e tyre në Dhërmi “Sarajet e Pashait”, një super-investim mjaft i vizituar nga turistët gjatë sezonit veror.

Por prej 10 vitesh çifti Bubeqi ka ushtruar aktivitetin në këtë resort duke u furnizuar me energji elektrike përmes gjeneratorit. Asnjë qeveri në pushtet nuk e ka zgjidhur problemin me dritat në këtë zonë turistike. Artur Bubeqi rrëfen për Express se së bashku me gruan e tij i kanë shkruar shumë deputetëve dhe ministrave për shqetësimin e tyre që i ka kushtuar mjaft në gjithë këto vite. Ankesat e tyre asnjëherë nuk gjetën përgjigje, derisa një e-mail “suprizë” i erdhi nga kryeministri Edi Rama.

Zoti Bubuqi tregon se i kanë shkruar kreut të qeverisë duke i “qarë” hallin e vazhdueshëm të tyre me dritat, pa asnjë shpresë se mund të përgjigjej dikush.

Por ja që ashtu siç nuk e kishin menduar kurrë, kryeministri i ka kthyer përgjigje, e madje i ka dhënë edhe zgjidhje problemit shumëvjeçar të mungesës së furnizimit me energji elektrike.

“Jemi super super të kënaqur nga ajo përgjigje. Na surprizoi si gjest, e na habiti. Sepse nuk kemi lënë deputetë e ministra pa i shkruar dhe asnjëherë nuk morëm zgjidhje”, tregon ai për Express.

E-maili i parë që bashkëshortët Bubuqi i dërguan Ramës kishte brenda edhe mllefin dhe inatin e tyre për mungesën e vëmendjes së qeverisë ndër vite, ndaj edhe përgjigjja e kreut të qeverisë, evidenton në fillim këtë pjesë.

“….Mbase nuk je e vetëdijshme se sa fyese ishte letra jote e parë, të cilës s’do t’i isha përgjigjur fare nëse nuk do vlerësoja faktin se familja juaj lufton vetë për punë e fitime, fakt që, po ta përsëris, s’duhet kurrë të të bëjë t’i japësh vetes të drejtën të fyesh këdoqofte, sado në majë të hundës të të ketë ardhur nga një problem a një hall sado i madh! Nejse, letra e dytë është e qartë dhe unë do bëj timen sepse e kuptova çfarë kërkoni”, shkruan Rama në e-mailin që i përgjigjet shqetësimit të çiftit të biznesmenëve.

Më tej, në përgjigje të letrës që mban firmën e bashkëshortes së Artur Bubuqit, Rama premton se zona do të ketë energji elektrike pasi investimi në linjën e 20 KW është drejt përfundimit. Ai nuk lë pa bërë edhe një batutë, duke i uruar njëherësh sukses në biznesin e tyre për këtë sezon turistik.

“Arturit bëji të fala dhe siguroje që dritat do vijnë njëherë e mirë sepse investimi po përfundon, ndërsa fotografinë time më mirë mos e vërë fare se sa pastaj ta heqë kur të vijë fushata:-))) Sezon të mbarë. Edi”, thuhet në një pjesë të e-mailit që zoti Bubuqi ka bërë publik

Për Express, ai sqaron se përse Rama e bëri këtë batutë.

“Ishte thjesht një batutë e imja. I thash: Do ta bëj poster foton tënde e do ta var në mur po na u rregulluan dritat, se na nxinë jetën 10 vjet. Dhe e them publikisht që kam për ta bërë sepse është i vetmi kryeministër që na e zgjidhi këtë problem”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.