☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.94 ▼2.2%
ARI 4,125 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,544 ▲ +0.38% ETH $2,112 ▲ +0.08% XRP $1.0871 ▼ -0.4% SOL $85.6500 ▼ -0.83%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.94 ▼2.2 % ARI 4,125 ▲0.26 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.94 ▼2.2 % ARI 4,125 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Bashkia e Tiranës ende pa asnjë qëndrim publik për arrestet

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme firmosi të premten, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes urdhërave për arrest me burg figuron emri i Taulant Tushes, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, një nga postet më të rëndësishme dhe më me peshë, i konsideruar si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj. Po ashtu urdhër arresti ka patur dhe për një tjetër ish drejtor të Bashkisë, Namik Thimixhi, i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të tij

Urdhërat e arrestit kanë prekur sërish dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, të konsideruar më herët nga Prokuroria e Posaçme si pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës. Të katër, janë të përfshirë dhe në rastet e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, për të cilët ata dhe janë dënuar në shkallë të parë, me përjashtim të Bllakos, i cili u shpall i pafajshëm në procesin për inceneratorin e Elbasanit.

Emra të tjerë, po ashtu të përfshirë dhe në procedurat për dy inceneratorët e parë, janë pjesë e listës së urdhër arresteve, krahas disa emrave të rinj, në nivelin e anëtarëve të komioneve të prokurimit, përveç rastit të Alba Thomës, ish drejtoresha juridike e Ministrisë së Mjedisit.

Këto janë arrestimet e para për inceneratorin e Tiranës, ku hetimet janë në vijim. Pak muaj më parë, Gjykata e Posaçme, e vendosi atë nën sekuestro. Në atë kohë, kryebashkiaku Veliaj, reagoi duke u shprehur se “sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mëse i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik”. Për arrestimet që përfshinë tanimë dy drejtorë të Bashkisë, nga ky institucion nuk ka ende një qëndrim publik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.