☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,730 ▼ -0.24% ETH $2,233 ▼ -0.2% XRP $1.1585 ▼ -1.74% SOL $89.2900 ▼ -0.84%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Bastoni drejt Barçës, mediat katalanase japin konfirmime, Pio qëndron tek Inter

Zhvillime të rëndësishme në merkato vijnë nga Spanja, ku Barcelona ka vendosur në fokus mbrojtësin e Inter Milan, Alessandro Bastoni. “Bastoni, rruga është e lirë”, është ky titulli kryesor i të përditshmes katalanase “Mundo Deportivo”. Sipas saj, klubi blaugrana është i vendosur të forcojë repartin defensiv për sezonin e ardhshëm dhe e sheh italianin si […]

Zhvillime të rëndësishme në merkato vijnë nga Spanja, ku Barcelona ka vendosur në fokus mbrojtësin e Inter Milan, Alessandro Bastoni. “Bastoni, rruga është e lirë”, është ky titulli kryesor i të përditshmes katalanase “Mundo Deportivo”. Sipas saj, klubi blaugrana është i vendosur të forcojë repartin defensiv për sezonin e ardhshëm dhe e sheh italianin si objektivin kryesor.

Raportohet se drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të shkojnë deri në fund të negociatave, pavarësisht kërkesës së lartë të Interit, që arrin në të paktën 70 milionë euro. Bastoni, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, thuhet se është i hapur për një aventurë të re jashtë Italisë, por vetëm nëse destinacioni është Barcelona.

Interesi nga klubet e Premier League, përfshirë edhe Liverpool FC, nuk duket se e bind mbrojtësin italian. Madje, sipas raportimeve, ai u ka bërë të qartë agjentëve se nëse nuk realizohet transferimi te Barcelona, do të vijojë të qëndrojë te Interi deri në përfundim të kontratës.

Ndërkohë, një marrëveshje paraprake mes palëve thuhet se ekziston, por ende mungon miratimi përfundimtar i trajnerit Hansi Flick. Në rast se negociatat avancojnë, nuk përjashtohet mundësia që në marrëveshje të përfshihen edhe lojtarë të rinj si Héctor Fort dhe Roony Bardghji si pjesë e shkëmbimit.

Nga ana tjetër, në ambientin zikaltër vjen një sinjal qetësie për të ardhmen e talentit të ri Francesco Pio Esposito. Agjenti i tij, Mario Giuffredi, ka deklaruar se sulmuesi është i lumtur te Interi dhe dëshiron të ndërtojë një karrierë afatgjatë me klubin.

Sipas Giuffredit, nuk ka asnjë diskutim real për largimin e lojtarit, pavarësisht zërave për oferta gjatë verës. Ai theksoi se si lojtari ashtu edhe klubi ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen, duke synuar një bashkëpunim që mund të zgjasë për shumë vite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.