Bayern vë në shenjestër sulmuesin Woltemade, shihet si pasuesi i Kane
Nga Anglia vjen lajmi se bavarezët duan sulmuesin e Juventusit si zëvendësues të Harry Kane. Gjermani u bashkua me skuadrën e trajnerit Spalletti më pak se 24 orë para fundit të merkatos së verës dhe mund të largohet shumë shpejt.
Nick Woltemade ende nuk është intregruar plotësisht te Juventusi (3 copëza ndeshjesh në kampionat dhe titullar në fitoren 5-0 të Europa League ndaj NEC), pasi nuk ka gjetur formën më të mirë fizike. Megjithatë, që tani qarkullojnë zëra për një të ardhme larg bardhezinjve.
Sulmuesi gjerman kaloi te Juventusi në huazim të thatë për 5 milionë euro në total, me një pagë 4.4 milionë euro në sezon. Akordi me klubin anglez nuk parashikon asnjë klauzolë për të drejtën e blerjes, ndërsa vlerësimi në rast blerjeje kap shifrën 60 milionë euro. Newcastle e bleu lojtarin në Shtutgarti në gusht të 2025-ës për 75 milionë euro.
Nga Anglia dhe më pas nga Gjermania vjen lajmi se Bayern Munchen po interesohet për Woltemade. Bavarezët e duan për sezonin e ardhshëm. Deri tani nuk ka kontakte direkte me agjentët e lojtarit dhe Newcastle, por gjermanët e shohin Woltemade si pasardhës të Harry Kane.
“Kur erdhi nuk ishte shumë i stërvitur, tani duhet të kapë formën, – tha trajneri Spalletti për sulmuesin gjerman. – Duhet të luajë që të kuptojmë se ku duhet të qëndrojë, atje përpara, apo përreth zonës”. Trajneri i Juventusit pret Woltemade e vërtetë, por që tani flitet për largimin e tij. Vështirë se do të qëndrojë edhe nëse bën një sezon shumë të mirë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.