☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.48%
DOW 52,234 ▼0.46%
NASDAQ 26,135 ▼1.56%
NAFTA 100.29 ▼2.42%
ARI 4,036 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,101 ▼ -0.92% ETH $2,322 ▼ -0.92% XRP $1.2911 ▼ -2.38% SOL $100.4700 ▼ -1.19%
S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 % S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

BB: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.2% këtë vit

Banka Botërore ka lënë të pandryshuar parashikimet për rritjen e ekonomisë në Shqipëri për vitin 2022.

Në publikimin e sotshëm, “Mbrojtja Sociale për ringritje” BB njoftoi se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit”, teksa thekson se, në Ballkanin Perëndimor rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% këtë vit.

Sipas BB-së, rritja parashikohet të mbetet në një mesatare prej 2.9% gjatë horizontit të parashikimit, pasi reformat e anëtarësimit në BE dhe investimet zbutin ndikimet negative të imponuara nga çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve, ndërprerjet në tregti dhe investime.

Gjithësesi thekson raporti, rritja potenciale në rajon mbetet e kufizuar nga nevoja për reforma strukturore për të rritur produktivitetin, rritja e konkurrencës dhe investimet në kapitalin njerëzor dhe forcimin e qeverisjes.

Duke u ndalur në zhvillimet aktuale, BB thekson se, lufta po vijon të dobësojë ekonominë globale nëpërmjet ndërprerjeve të konsiderueshme në tregti dhe goditjeve në çmimet e ushqimeve dhe karburanteve.

“Të gjitha së bashku po kontribuojnë në rritjen e inflacionit dhe shtrëngimit pasues të kushteve të financimit në tregjet botërore. Zgjatja apo intensifikimi i mëtejshëm i luftës mund të shkaktojë dëme ekonomike dhe mjedisore edhe më të mëdha, si dhe rrit mundësinë për fragmentizim të tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare. Rreziku i stresit financiar mbetet gjithashtu i lartë, duke pasur parasysh nivelet e larta të borxhit dhe inflacionit”, nënvizon raporti i Bankës Botërore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.