🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,000 ▲ +0.32% ETH $2,452 ▲ +0.61% XRP $1.3835 ▼ -0.17% SOL $104.4800 ▲ +0.9%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

BDI: Burim Latifi e ka obligim të sqarohet për dëmin prej 6 milionë eurove në MEPSO

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç e quan, “heshtjes së papërgjegjshme” të Burim Latifit, i cili edhe pas tre ditësh nuk ka ofruar sqarime publike lidhur me një dëm të pretenduar prej rreth 6 milionë eurosh ndaj shtetit.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç e quan, “heshtjes së papërgjegjshme” të Burim Latifit, i cili edhe pas tre ditësh nuk ka ofruar sqarime publike lidhur me një dëm të pretenduar prej rreth 6 milionë eurosh ndaj shtetit.

Në reagimin e saj, BDI thekson se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në një çështje që lidhet drejtpërdrejt me menaxhimin e mjeteve publike është e papranueshme dhe cenon besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Reagimi i plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron krejtësisht të papërgjegjshme heshtjen e vazhdueshme të Burim Latifit, i cili edhe pas tre ditësh nuk ka dhënë asnjë sqarim për opinionin lidhur me dëmin prej rreth 6 milionë eurosh që i ka shkaktuar shtetit.Është e papranueshme që në një çështje kaq serioze, që lidhet me menaxhimin e mjeteve publike dhe përgjegjësinë institucionale, të mungojë transparenca dhe llogaridhënia.

Opinioni publik ka të drejtë të dijë pse është ndërprerë kontrata me kompaninë e parë dhe cilat kanë qenë arsyet reale për një vendim të tillë.

Po ashtu, kërkojmë përgjigje të qarta se pse për të njëjtën çështje është lidhur kontratë me një kompani tjetër nga Banja Luka, për të cilën në publik ekzistojnë dyshime për afërsi me struktura politike nga Republika Serpska dhe Millorad Dodikun. Nëse këto pretendime janë të sakta, atëherë lindin dilema serioze për procesin e përzgjedhjes dhe për interesin publik që është ndjekur.Sipas informacioneve të bëra publike, vendimi i organeve për zgjidhjen e kontesteve (DAB) ka rezultuar me një dëm financiar për shtetin në vlerë prej rreth 6 milionë eurosh. Kjo e bën edhe më urgjente nevojën që përgjegjësit të dalin para qytetarëve dhe të japin sqarime të plota.

BDI vlerëson se Burim Latifi ka për obligim të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të shpjegojë:

– pse është prishur kontrata me kompaninë e parë,– mbi çfarë baze është lidhur kontrata e re me një kompani të afërt me Millorad Dodikun,

– dhe si ka ardhur deri te dëmi financiar prej miliona eurosh.

Transparenca dhe përgjegjësia janë detyrim. Heshtja në këtë rast vetëm sa rrit dyshimet dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore. Gjithashtu ftojmë prokurorinë publike të hetojë këtë rast, gjithashtu edhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Përgjegjësia ekziston dhe institucionet pa hezitim duhet të veprojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.