🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.42 ▲1.39%
ARI 4,001 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,639 ▼ -3.26% ETH $2,223 ▼ -4.36% XRP $1.2568 ▼ -2.9% SOL $96.9200 ▼ -3.44%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.42 ▲1.39 % ARI 4,001 ▼0.75 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.42 ▲1.39 % ARI 4,001 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

BDI: Të shtunën fillon rezistenca qytetare për mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit

BDI ka paralajmëruar se të shtunën do të organizojë një protestë paqësore në Tetovë. Nga BDI sot thanë se protesta organizohet si reagim ndaj ndryshimit të emrave të disa rrugëve dhe të sheshit të qytetit, respektivisht rikthimin e emrave të vjetër me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

BDI vlerëson se këto vendime bien në kundërshtim me rendin kushtetues dhe rrezikojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Protesta e së shtunës është një thirrje për përgjegjësi institucionale, për respektimin e rendit kushtetues dhe për mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit si themel i bashkëjetesës dhe i orientimit euroatlantik të vendit. Ftojmë çdo qytetar që beson në këto vlera të marrë pjesë në mënyrë paqësore, dinjitoze dhe me përgjegjësi”.

“Historia e çdo shteti ka momente kur qytetarët vendosin të mbrojnë parimet mbi të cilat është ndërtuar ai shtet. Besojmë se e shtuna do të jetë një prej atyre momenteve”, thanë nga BDI./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.