☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 07 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0%
ARI 4,477 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,104 ▼ -0.73% ETH $2,485 ▲ +0.07% XRP $1.3960 ▼ -0.95% SOL $104.4100 ▼ -1.6%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0 % ARI 4,477 ▲0 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
07 Sep 2026
Breaking
Sporti

Belgjika “luan” kartën e saj të fortë dhe i heq mbështetjen Infantino-s

Shoqata Belge e Futbollit (RBFA) ka tërhequr mbështetjen e saj për presidentin e FIFA-s, Gianni infantino. Por ky akt nuk mund të jetë i vetmi që do të kthehet në një pengesë për zvicerianit drejt mandadit të tij të tretë të plotë si president i FIFA-s.

Presioni mbi Gianni Infantinon po rritet. Pas planit të dështuar për të shitur aksione në turnetë e FIFA-s te investitorë privatë, presidenti aktual i FIFA-s tani duhet të përballet me një tjetër pengesë.

Në javët e fundit, shumë shoqata evropiane, përfshirë UEFA-n, i kanë kthyer shpinën zvicerianit dhe kërkuan hapur dorëheqjen e tij. Tani, edhe Shoqata Belge e Futbollit (RBFA) ka tërhequr mbështetjen e saj.

RBFA njoftoi se nuk do ta mbështesë Infantinon në rizgjedhjen e tij të planifikuar në mars 2027. Megjithatë, ndryshe nga kritikët e mëparshëm, ky veprim i Belgjikës ka një peshë të veçantë. Presidentja e RBFA-së, Pascale Van Damme, është anëtare e Këshillit të FIFA-s dhe synon ta ngrejë çështjen delikate “Balogun” në takimin e 15 tetorit.

“Dy muaj pas asaj që ndodhi, zbulojmë se pyetjet tona mbeten pa përgjigje”, tha Van Damme, duke iu referuar polemikave rreth sulmuesit amerikan Folarin Balogun në finalet e Kupës së Botës. “Si rezultat, i kam kërkuar FIFA-s që ta fusë ‘rastin Balogun’ në rendin e ditës të takimit të ardhshëm”, tha ajo.

Që në fund të korrikut, presidentja e Shoqatës së Futbollit të Norvegjisë, Lise Klaveness, bëri me dije për një ankesë zyrtare kundër FIFA-s në “rastin Balogun”. Pak më pas, shoqata kërkoi gjithashtu dorëheqjen e presidentit. Ndërhyrja e mundshme e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në heqjen e pezullimit të Balogun, përmes një telefonate të konfirmuar me Infantinon, do të hetohet nga Komiteti i Etikës.

Lidhur me Infantinon, belgët po ankohen për “mungesë transparence” dhe mangësi në “qeverisje” në krye të FIFA-s. Megjithatë Infantino nuk ka ndërmend të tërhiqet në luftën për postin e lartë dhe do të kandidojë për zgjedhje siç është planifikuar. Ai njoftoi planeti e tij këtë të dielë përmes një zëdhënësi të FIFA-s.

Infantino është nën një presion të madh. Ndër të tjera, UEFA po kërkon dorëheqjen e tij dhe po përgatitet të ngrejë një padi penale kundër tij në Zvicër.

Qëllimi i UEFA-s është ta detyrojë Infantinon të japë dorëheqjen para rizgjedhjes së dëshiruar. Nëse ky plan dështon, UEFA me siguri do të paraqesë një sfidues. Për më tepër, ka tregues të fortë se kanadezi Victor Montagliani, kreu i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF), mund të sfidojë Infantinon. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.