☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.67 ▼3.31%
ARI 3,914 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,198 ▲ +0.28% ETH $2,286 ▲ +0.71% XRP $1.2503 ▼ -0.3% SOL $94.4400 ▼ -1.3%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.67 ▼3.31 % ARI 3,914 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Bëri manovra të rrezikshme me gomone në Vlorë, drejtuesi i dehur gjobitet dhe i bllokohet leja (VIDEO)

Një person në Vlorë është gjobitur me 50 mijë lekë të rinj dhe i është bllokuar leja e drejtimit për 2 muaj të mjeteve ujore, pasi u konstatua duke kryer manovra të rrezikshme me një gomone, të cilën e drejtonte me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë kontrolleve në zonën pranë ankorimit të mjeteve lundruese në Triport, Vlorë, konstatuan një gomone që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme, duke rrezikuar sigurinë e mjeteve të tjera lundruese dhe të pushuesve që ndodheshin në zonë.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë dhe ndaluan gomonen, me drejtues shtetasin A. G. Pas testit të alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve procedurale, drejtuesit të mjetit lundrues iu vendos masa administrative gjobë 50 mijë lekë të rinj dhe iu bllokua leja e drejtimit për 2 muaj. Gjithashtu, u bllokua edhe mjeti lundrues gomone.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të lundrimit dhe shmangien e çdo sjelljeje që rrezikon sigurinë e jetës dhe të mjeteve lundruese në det.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.