☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,806 ▲0.52%
DOW 51,593 ▲0.7%
NASDAQ 27,345 ▲0.56%
NAFTA 91.44 ▼0.05%
ARI 4,213 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,784 ▲ +1.88% ETH $2,491 ▲ +2.63% XRP $1.3825 ▲ +2.04% SOL $109.5800 ▲ +0.86%
S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 % S&P 500 7,806 ▲0.52 % DOW 51,593 ▲0.7 % NASDAQ 27,345 ▲0.56 % NAFTA 91.44 ▼0.05 % ARI 4,213 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Ekonomia është në gjendje katastrofike, kostoja e jetesës është rritur me 60 përqind

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në “katër vitet e fundit, kostoja e jetesës së shqiptarëve është rritur 60 përqind”.

“Gjendja ekonomike e shqiptarëve po rrokulliset me shpejtësi. Institucione serioze të pavarura dëshmojnë se katër vitet e fundit, kostoja e jetesës së shqiptarëve është rritur 60 përqind. Është rritja më e madhe pas Iranit, Haitit, të cilët dihet që janë në problematika, njëri në luftë dhe në diktaturë, tjetri në sundimin e bandave si Shqipëria. Çmimet rriten çmendurisht. Sot, Shqipëria është njëri nga tetë vendet me çmimin e naftës më të lartë në botë. Qeveria shqiptare kryen vetëm një detyrë, vjedhjen, vjedhjen, vjedhjen e fondeve publike. Treguesit janë katastrofikë. Vetëm pesë gjer në tetë përqind e projekteve, përfundojnë. Të tjerat avullojnë, grabiten”, tha Berisha, shkruan A2.

“Korrupsioni, vjedhja në tendera arrin në vit në 1.2 miliardë euro. Vjedhja në tendera tejkalon fondin e pensioneve të Shqipërisë. Vetëm në tendera. Shpalljet se Shqipëria investon 10 përqind të Prodhimit të Brendshëm janë një mashtrim i paskrupullt. Për të arritur në këtë shifër të pavërtetë, qeveritarët llogarisin tenderat e dështuar, e anuluar. Fakti është se investimet arrijnë gjithsej 4.9 përqind, arrijnë në shifrat më të ulëta në Evropë. Akoma më katastrofik është finalizimi i projekteve. Gjithsej pesë deri në 8 përqind. Do thoni ju, shtet i falimentuar. Shtet hajdut! Kompanitë nuk përfundojnë asgjë në afat sepse ndajnë paratë me qeveritarët. Në themel të të gjithë këtij, në pamje dështimi të madh, është vjedhja e madhe e fondeve nga qeveritarët. Ndaj dhe rënia katastrofale e transparencës në prokurime nga 80 pikë që ishte në vitet 2010-2012 nga Tender Europe, ka zbritur në 64 pikë në vitin 2026”, shtoi kreu demokrat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.