☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.59 ▲1.6%
ARI 4,436 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,985 ▼ -1.16% ETH $2,470 ▼ -0.86% XRP $1.3782 ▼ -2.97% SOL $101.1700 ▼ -2.27%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.59 ▲1.6 % ARI 4,436 ▼0.54 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.59 ▲1.6 % ARI 4,436 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

Berisha: PD do të propozojë heqjen e TVSH-së për produktet e shportës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje demokratëve të mbështesin protestën qytetare që prej javësh po zhvillohet në Tiranë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha u ndal te vështirësitë ekonomike me të cilat, sipas tij, përballen familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Ai hodhi poshtë deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar forcimin e lekut ndaj euros si sukses të ekonomisë shqiptare. Sipas Berishës, zhvlerësimi i euros është pasojë e hyrjes së parave të paligjshme në vend.

“Duke shprehur dhe njëherë mbështetjen më të fuqishme për këtë protestë të paprecedent që nga vitet 90 në historinë e Shqipërisë, ftoj çdo demokrat të marrin pjesë në frymën e saj si qytetarw, të bëjnë gjithçka për suksesin e saj. Në qoftë se ka një faktor toksik për ekonominë shqiptare është narkoeuro që vjen nga droga”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të propozojë uljen e TVSH-së për produktet ushqimore nga 20% në 5%, madje edhe heqjen e plotë të saj për produktet e shportës.

“Jo në 10, por në 5%, në mos heqjen fare”, tha ai.

Kryedemokrati e cilësoi gjithashtu si një nevojë të kohës rinovimin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike me figura të reja.

“Kërkesë themelore për këtë forcë politike ka qenë ripërtëritja. Të zgjedhurit të rinj përfaqësojnë vlera shumë të çmuara jo vetëm për Partinë Demokratike por për vendin në tërësi”, tha Berisha.

Në deklaratat e tij, Berisha hodhi akuza edhe ndaj mazhorancës, duke pretenduar se ajo mbron funksionarë të lartë që janë nën hetim nga SPAK. Ai kritikoi edhe Prokurorinë e Posaçme, të cilën e cilësoi si një institucion në shërbim të mazhorancës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.