Berisha për protestën e 8 majit: Sfiduat shiun dhe terrorin, nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim – Tv Klan
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban fjalimin përpara mbështetësve të tij, në foltoren e radhës që po zhvillohet këtë të hënë, më 11 maj, përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij, ai falënderoi qytetarët që morën pjesë në protestë, duke i cilësuar si “guximtarë” dhe “të pamposhtur” përballë asaj që ai e quajti një “diktaturë”.
Lideri demokrat deklaroi se mbështetësit e opozitës po shkruajnë “një kapitull të ndritur të historisë kombëtare” përmes qëndresës dhe vendosmërisë së tyre.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta! Mirënjohjen më të pakufijshme, ju burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, të moshuarve, që po shkruani me guximin tuaj, me qendresën tuaj, me vendosmërinë dhe shpirtin e pamposhtur, një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare. Po ngriheni viganë, guximtarë ndaj një diktature të bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, të bazuar në drogën, krimin, terrorizimin e qytetarëve, varfërimin dhe mjerimin e tyre. Ngriheni dhe dëshmoni para shqiptarëve se jeni të pamposhtur, se kauzën tuaj do ta mbroni me çdo sakrificë.
Ndaj dhe unë, kam një nderim të madh për ju. Kam një nderim të madh dhe të pakufijshëm, për ata dhjetëra e mijëra qytetarët që mbushën më 8 maj bulevardin e Tiranës dhe që u bënë pasqyra, morali, imazhi i vërtetë i shqiptarit, në të katërta anët e kombit, në të katërta anët e dheut.”, tha Berisha.


Kryedemokrati duke u ndalur te protesta e 8 majit, tha se mijëra qytetarë sfiduan kushtet e motit për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.
“Një ditë shiu të pandërprerë, pas një terrori të gjithëanshëm shtetëror, pas një terrori dhe censure mediatike të paparë. Dhjetëra e mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre ndaj një regjimi armiqësor, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. U mblodhën për të dëshmuar se ata janë shpresa e këtij vendi, se ata janë elita e guximit të shqiptarëve, se ata janë qytetarët më përgjejgësinë më të lartë par avetes, para familjes, para shoqërisë dhe vendit të tyre. U mblodhën për t’i përcjellë çdo shqiptari, por dhe çdo qytetari të lirë në Europë dhe në botë, se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim, i cili nuk asnjë orë legjimitet. Me këtë regjim, që i shndërron procesin më themelor të demokracisë, zgjedhjet në farsë zgjedhore. Nuk pajtohen me këtë regjim, që për të grabitur zgjedhjet arreston në vitin elektoral, për të mbjellë terror, lidershipin e opozitës si persona nën hetim.”, tha ai.
Në vijim të këtyre deklaratave, Berisha akuzoi qeverinë për përdorim të drejtësisë dhe institucioneve shtetërore për të ushtruar presion ndaj opozitës.
Lajmi në përditësim…



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.