☁️
Tiranë 23°C · Vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 97.75 ▲2.44%
ARI 4,680 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $81,140 ▲ +0.38% ETH $2,335 ▲ +0.58% XRP $1.4552 ▲ +2.31% SOL $95.3000 ▲ +2.09%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.75 ▲2.44 % ARI 4,680 ▼1.08 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 97.75 ▲2.44 % ARI 4,680 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Politika

Berisha: Protestë 100 vetash?! Ajo ishte një uragan! – Tv Klan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj raportimeve mediatike mbi numrin e pjesëmarrësve në protestën e opozitës të mbajtur më 8 maj.

Përmes një konference për mediat, Berisha e ka cilësuar tubimin si një “uragan lirie” që tronditi themelet e asaj që ai e quan “narkoregjimi” i kryeministrit Edi Rama, duke hedhur poshtë pretendimet e mediave qeveritare se në shesh ishin mbledhur vetëm rreth 100 persona.

“Uragani i lirisë i datës 8 maj tronditi në themele narkoregjimin e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij. Ky uragan pati një jehonë të jashtëzakonshme në mediat botërore. Kauza e drejtë e protestës së dhjetëra mijëra qytetarëve që në një ditë shiu të plotë, me guxim të jashtëzakonshëm kundrejt një terrori shtetëror dhe mediatik të paparë, mbushën anekënd bulevardin e komnit për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë së paligjshme të Tiranës.

Ndaj Edi Ramës që shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale. Ndaj një njeriu që nuk ka legjitimitet. Nuk ka legjitimitet sepse përdori 83 mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të Lubi Ballukut. Për të mbrojtur Lindat e tij në AKSHI-n, kopshtin privat të familjes Rama. Ky uragan, të cilin mediat e qeverisë e paraqitën si një grumbullim 100 vetash apo pak mijëra ato më zemërgjerat, tronditi jo vetëm regjimin, por ushtoi në mbarë botën”, u shpreh Berisha.

Sipas liderit demokrat, dhjetëra mijëra qytetarë sfiduan motin me shi dhe “terrorin shtetëror” për të protestuar kundër korrupsionit, vjedhjeve të pretenduara qeveritare dhe manipulimit të proceseve zgjedhore.

Berisha theksoi se kauza e opozitës dhe reagimi i ashpër i policisë ndaj protestuesve kanë marrë një jehonë të jashtëzakonshme në mediat ndërkombëtare, duke e kthyer 8 majin në një prej kryelajmeve të mediave më të rëndësishme në botë.

“Ushtoi në mbarë botën për këto arsye. Së pari, këta protestues guximtarë kanë një kauzë të drejtë, luftojnë një regjim që i ka vjedhur dhe mbron vjedhjet e tij.

Dhe kjo është arsyeja se pse mediat e botës së qytetëruar kanë përshëndetur këtë protestë, këtë revoltë, këtë kryengritje paqësore. Së dyti, qëndrimi shtazor, barbar, primitiv i narkopolicisë për çfarë shpërfaqi para botës fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të Edi Ramës.

Të gjitha këto bënë që 8 maji ishte kryelajmi i medieve botërore. Nuk gjen një lajm tjetër në mediat botërore të transmetuar me kaq vlerësim sa ç’u transmetua kryengritja paqësore në bulevardin e Tiranës. Dhe egërsia e policisë së narkoshtetit”, shtoi Berisha.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.