☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.72 ▲1.82%
ARI 4,062 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,404 ▲ +1.88% ETH $2,365 ▲ +2.15% XRP $1.3268 ▲ +1.81% SOL $102.9100 ▲ +2.64%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.72 ▲1.82 % ARI 4,062 ▼0.31 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.72 ▲1.82 % ARI 4,062 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha: Rama po jep miliona euro nga fondi i emergjencës për një koncert

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar rreth koncertit të Kanye West, që do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik. Ai kundërshtoi përdorimin e 4 milionë eurove nga fondi i emergjencave për këtë aktivitet.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor fondet publike për të përmirësuar imazhin e tij politik, ndërsa tha se këto para do të duhej të përdoreshin për përballimin e situatave emergjente, duke përfshirë zjarret.

“Për 4 milionë euro, të marra nga fondi i emergjencës të një vendi me potenciale të mëdha zjarri, për një këngëtar, kjo përbën në mënyrë absolute një nga aktet më të rënda, më të papërgjegjshme.Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave përdoret vetëm në emergjenca kombëtare. Por Edi Rama ka shtrirë fondin rezervë në llogarinë e tij personale.

Sidoqoftë, nuk kam asgjë kundër koncertit të tij, por nuk pranoj kurrë që ai të bëhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ky është një akt që e bën vetëm një njeri që është i aftë për të shpëtuar lëkurën e tij të marrë çdo vendim”, tha ai.

Berisha pretendoi gjithashtu se biletat për koncertin nuk janë shitur, duke u shprehur: “Të gjitha ministritë dhe shkollat kanë bërë listat për të dërguar punonjësit dhe nxënësit në koncert, mbasi biletat nuk janë shitur. Pra, përveç 4 milionëve do të jenë dhe disa milionë të tjera, se punonjësve do u mbahen në rroga ato bileta.

Që do paguhen për koncertin me të cilin Edi Rama beson se duke u përqafuar me Kanye West do mund të përmirësojë imazhin e tij të shkatërruar, do mund të qetësojë urrejtjen e përgjithshme që buron nga shpirti dhe zemrat e shqiptarëve ndaj tij”, përfundon Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.