🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,567 ▲ +1.16% ETH $2,127 ▲ +1.29% XRP $1.3590 ▲ +0.76% SOL $85.9300 ▲ +0.59%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Politika

Berisha: Referendumi i demokratëve ka tmerruar Ramën

Partia Demokratike, ka mbajtur këtë të hënë, 25 maj, foltore para Kryeministrisë.

Kryedemokrati, Sali Berisha, u ndal fillimisht tek zgjedhjet brenda kampit blu, duke i cilësuar si madhështore.

Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt për të gjithë ju demokrate e demokratë të pamposhtur që mblidheni këtu çdo ditë të hënë në parlamentin e fjalës së lirë të qytetarëve të Tiranës.
Një përshëndetje vëllazërore të përsëritur edhe njëherë atyre rreth 40 mijë demokrateve e demokratë, që dy ditë më parë në nderim të vlerës themelore të njerëzve të lirë, që është vota e lirë, pas një presioni dhe terrorizmi psikologjik tremujor, dolën, u paraqitën në kutitë e votimit, shprehën vullnetin e tyre, shprehën besim ndaj meje. E kam theksuar më parë dhe e theksoj se ai referendum kishte një vlerë të jashtëzakonshme. E them këtë jo se ata që votuan në 90 e ca përqind shprehën votëbesimin ndaj meje. Por vlera më e jashtëzakonshme e atij referendumi është se ai u ngrit si një gjigant i vullnetit të njerëzve të lirë për t’i thënë Edi Ramës se ne këtu jemi, dhe se fundi yt është i shpejtë. Për t’i thënë kreut të Meduzës se muaj e muaj të propagandës tënde, me të cilat u përpoqe të na mashtrosh, u përpoqe të na shkurajosh, me të cilat u përpoqe të shkelmosh mbi vullnetin tonë, i mori Lana. Dhe se ne këtu jemi përsëri karshi kësaj ndërtese, në këtë bulevard, më të vendosur se kurrë të të japim atë që meriton. Ishte madhështor referendumi juaj, jo se ju votuat për Sali Berishën, por madhështia e tij ishte se ju dëshmuat se nuk pranoni kurrë të keqen banale. Se ju jeni njerëz me ndërgjegje të lartë politike. Jeni elita e mendimit të kombit shqiptar. Se nuk mashtroheni me asgjë. Nuk nënshtroheni nga asgjë
“, u shprej ai.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se kreu i qeverisë, Edi Rama, në 35-vjetorin e themelimit të PS në Durrës, u shpreh se ai “mbrojti babanë e tij xhelat në emër të partisë së gjenocidit”.

Kurrë ndonjëherë nuk e keni turpëruar, nuk e keni zhveshur të pafytyrë siç janë regjimin dhe vuvuzelat e tij. Përpjekjet e tij për të infiltruar përfaqësues të organizatave më të rrezikshme kriminale, përpjekjet e tyre për të promovuar të përdalë që iknin nga partia në parti të tjera dhe pastaj mendonin se mund të ktheheshin në këtë parti. Por mbi të gjitha ju ishin madhështorë sepse mbrojtët formën më sublime, më eprore të demokracisë në të gjitha kohërat, nga Greqia e lashtë gjer sot, mbrojtët demokracinë direkte, mbrojtët referendumin. Muaj të tërë, puthadorët e regjimit, shushunja që ushqehen me djersën, mundin, gjakun e njerëzve të punës së këtij vendi, me taksat e tyre, çdo natë, çdo ditë, 24 orë mbi 24 orë, bënë gjithçka të përbaltin formën më sublime, formën më përfaqësuese, demokracinë direkte. Në emër të kujt? Në emër të një bastardi, pasardhës xhelatërish. Në emër të një bastardi që ka 17 vite që në partinë e tij nuk voton njëherë. Në emër të një bastardi që rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore votën e shqiptarëve. Në emër të një bastardi që edhe sot mbron trashëgiminë kriminale të partisë së gjenocidit. Edhe sot deklaronte se kemi qenë në anën e drejtë të historisë. Edhe sot mbronte të atin xhelat, që firmoste varjen në litar të poetit atdhetar, të tribunit të lirisë, Havzi Nela, një vit para se të shembej Muri i Berlinit.
Në vend të një falje publike, ky bastard ka sjellë në qeverisje moralin e etërve të tij mizorë, xhelatë. Ky bastard ka rikthyer në sallat e gjykatave kafazet e etërve të tij barbarë ndaj kundërshtarëve politikë.
Ky burracak, pa asgjë njerëzore në qenien e tyre, ky puthador dhe lëpirës që është gati të shesë gjithçka për lëkurën e tij, flet dhe për anët e historisë. Ky është turpi i dheut, ky është turpi i kombit, ky është turpi i njeriut. Pra, në Durrës emërton rrugë me emrin e xhelatit Kristaq Rama, me kryemafiozin Vangjush Dako. Në Tiranë me një mafioz tjetër shpërndan mirënjohje për skulptorin xhelat, babanë e tij biologjik, bastard që nuk ka lënë akuzë pa i lëshuar në shpinë, dhe tani shpërndan mirënjohje për të.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.