⛅
Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,178 ▼ -1.23% ETH $2,688 ▼ -1.88% XRP $1.5490 ▼ -2.06% SOL $120.4700 ▼ -1.04%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Politika

Berisha: Vlora Hyseni u kthye për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan!

Sali Berisha ka reaguar sërish për arrestimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke e cilësuar çështjen si një nga skandalet më të rënda në historinë e vendit.

Në një deklaratë në Facebook, Berisha ngriti akuza dhe pretendime për lidhje të Hysenit me persona të botës së krimit dhe tha se rikthimi i saj në detyrë lidhet me përplasjet brenda këtij rrjeti.

“Java që lamë pas është java e skandalit më të jashtëzakonshëm jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por e një skandali që njeh gjithsej edhe dy raste të tjera të ngjashme në historinë e botës. Shefja e shërbimit inteligjent të vendit arrestohet për bashkëpunim me organizatën kriminale më të rrezikshme në Evropë të Ergys Agasit për nxjerrje të sekretit shtetëror duke shkaktuar kështu rënien e plotë të piramidës së sigurisë së vendit.

Për qytetarët shqiptarë shtoj se arrestimi për bashkëpunim me krimin dhe për nxjerrjen e sekretit i shefit të shërbimeve është më i rëndë se arrestimi i çdo zyrtari tjetër të vendit për këto dy vepra penale sepse ai presupozohet se është i certifikuar për shkallën më të lartë të besimit.

Ndërkohë që Vlora Hyseni është emëruar në atë post absolutisht jashtë çdo kriteri dhe përbën kjo një nga çështjet më madhore që kërkon përgjigje.

Vlora Hyseni është denoncuar nga Sali Berisha, por mundet edhe të tjerë, që në javën e parë të emërimit të saj të pamerituar në atë detyrë dhe në vazhdim. Ergys Agasi është akuzuar nga Sali Berisha në mënyrë të përsëritur se kishte në kontroll të plotë shërbimin informativ kombëtar.

Vlora Hyseni arrestohet apo shpallet urdhër arresti në një kohë kur ajo nuk ishte në qeveri, ç’ka dëshmon se qeveritarët aktualë donin me çdo kusht që ajo të kthehet. Por ajo u kthye dhe me sa duket është kthyer për t’u dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan, sipas saj. Ndaj dhe zhvillimet e mëpastajme do jenë po të këtij kalibri, po të këtij niveli”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.