BERLIN – Merz: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë vetëm përmes diplomacisë
BERLIN, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të marrë fund vetëm përmes një zgjidhjeje diplomatike, duke theksuar se Evropa është e gatshme të marrë pjesë aktive në këtë proces.
“Ne e dimë se kjo luftë do të përfundojë vetëm nëse arrihet një zgjidhje diplomatike”, deklaroi sot Merz, pas një takimi të të ashtuquajturit “Koalicioni i të Vullnetëshmeve” në Berlin.
Megjithatë, ai theksoi se çdo marrëveshje paqeje duhet të garantojë ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës, t’i sigurojë asaj garanci të forta për sigurinë dhe ta përfshijë vendin në arkitekturën evropiane të sigurisë.
Kancelari gjerman bëri të ditur gjithashtu se Evropa është e gatshme të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin për çështjet që lidhen me përfundimin e luftës dhe të ardhmen e sigurisë në kontinent.
Sipas tij, këto kontakte mund të zhvillohen në vende neutrale, duke përmendur si një mundësi Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kancelari Merz nënvizoi se zgjedhja e një territori neutral për zhvillimin e negociatave është një element i rëndësishëm për krijimin e kushteve të përshtatshme të dialogut.
Kjo deklaratë sinjalizon gatishmërinë e Berlinit për të shqyrtuar edhe kontakte diplomatike me Moskën, në kuadër të përpjekjeve për një zgjidhje të negociuar të konfliktit.
Koalicioni i të u krijua në fillim të vitit 2025 me synimin për të mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.