☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,270 ▼ -1.67% ETH $2,242 ▲ +0.01% XRP $1.2476 ▼ -0.95% SOL $95.9500 ▼ -2.18%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Bizneset në status pasiv, Tatimet: Dy mënyra si paguhet tatimi mbi dividentin

Ka dy mënyra për të paguar tatimin mbi dividentin, kur subjektet janë në status pasiv.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se mënyra e parë është kalimi nga regjistri (statusi) pasiv në regjistrin (statusin) aktiv të administratës tatimore.

Për këtë rast, tatimpaguesi riaktivizohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit në rast se kërkesa për pezullim është kryer nga vetë tatimpaguesi pranë QKB-së. Pas këtij ndryshimi, statusi i ndryshuar pasqyrohet automatikisht nga sistemi elektronik i QKB-së në sistemin e DPT-së, me datë të vlefshme aktivizimi datën e miratimit të aktivizimit në QKB.

Tatimpaguesi riaktivizohet në zyrat e regjistrimit të DRT-ve përkatëse nëpërmjet një kërkese, në rastet kur statusi i tij në pasiv është vendosur nga administrata tatimore. Statusi i ri do të jetë me datë të vlefshme aktivizimi, datën e miratimit të kërkesës së tij.

Pas riaktivizimit me anë të një prej mënyrave të mësipërme, tatimpaguesi deklaron dividentin në deklaratën e Tatimit në Burim, por gjithashtu dorëzon edhe të gjitha deklaratat për periudhën përkatëse, sipas përgjegjësive tatimore për të cilat është regjistruar.
Pas përmbushjes së këtij detyrimi, tatimpaguesi mund të ndryshojë statusin e tij pranë QKB-së, duke u rivendosur përsëri në regjistrin pasiv.

Mënyra e dytë është që tatimpaguesi mund të dorëzojë deklaratë të re tatimore, me ndryshime të tatimit në burim për periudhën e fundit aktive.

Kjo deklaratë e re mund të dorëzohet nga vetë tatimpaguesi nëse periudha që do të ndryshohet është brenda 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare.

Në rastet kur periudha që do të ndryshohet është jashtë 36 muajve nga afati i dorëzimit të deklaratës fillestare, ndryshimi kryhet nga administrata pas kërkesës me shkrim nga tatimpaguesi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se, detyrimi i deklaruar dhe i detyrueshëm për t’u paguar sipas deklaratës së ndryshuar, do të përfshijë përveç principalit edhe kamatëvonesat për periudhën ndërmjet afatit të dorëzimit të deklaratës fillestare dhe datës së dorëzimit të deklaratës tatimore të ndryshuar, për llogaritjen e të cilave zbatohen dispozitat e këtij ligji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.