🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 102.34 ▼0.9%
ARI 4,012 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,268 ▼ -0.41% ETH $2,334 ▼ -0.45% XRP $1.2978 ▲ +0.39% SOL $101.4900 ▼ -0.18%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 102.34 ▼0.9 % ARI 4,012 ▲0.09 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 102.34 ▼0.9 % ARI 4,012 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kurti përshëndet suksesin e Koalicionit Shqiptar, përmend edhe humbjen e Vuçiqit dhe Daçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatin e Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cilësuar si një arritje të jashtëzakonshme sigurimin e dy mandateve të projektuara në Kuvendin e Serbisë.

Përmes një reagimi publik, Kurti ka bërë të ditur se, sipas rezultateve preliminare, Koalicioni Shqiptar ka marrë 27.230 vota në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ai ka sqaruar se, me rritjen prej 35 për qind të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, këto vota përkthehen në ekuivalentin e 36.761 votave për përllogaritjen e mandateve parlamentare.

“Arritje e jashtëzakonshme! Dy mandate të projektuara në Kuvendin e Serbisë, me garën për të tretin ende të hapur!”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, rezultati dëshmon rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe ndikimin e tij në forcimin e përfaqësimit parlamentar.

“Bashkimi politik i shqiptarëve po shndërrohet në përfaqësim më të fuqishëm parlamentar”, ka theksuar kryeministri.

Në reagimin e tij, Kurti i është referuar edhe zhvillimeve politike në Serbi, duke përmendur pranimin e humbjes zgjedhore nga Aleksandar Vuçiqi përballë Listës Studentore.

Ai ka theksuar se edhe Ivica Daçiq po përballet me një humbje të rëndë, pasi lista e tij, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3 për qind.

“Ndërkohë, Aleksandar Vučić ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhje përballë Listës Studentore. Edhe Ivica Dačić po përballet me një humbje të rëndë, me listën e tij që, sipas projeksioneve preliminare, mbetet nën pragun zgjedhor prej 3%”, ka shkruar Kurti.

Në fund, kryeministri ka uruar qytetarët dhe subjektet politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për bashkimin dhe rezultatin e arritur.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që e bënë të mundur këtë bashkim!”, ka përfunduar Kurti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.