🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.96 ▼1.27%
ARI 4,017 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,406 ▼ -0.26% ETH $2,339 ▼ -0.3% XRP $1.2988 ▲ +0.49% SOL $101.5700 ▼ -0.07%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.96 ▼1.27 % ARI 4,017 ▲0.22 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.96 ▼1.27 % ARI 4,017 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Nagavci për rezultatin e shqiptarëve në Serbi: Meritë të veçantë ka edhe Kurti

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, e ka cilësuar si historik rezultatin e Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ku sipas rezultateve preliminare janë siguruar dy mandate në Kuvend, ndërsa koalicioni është në garë për një mandat të tretë.

Përmes një postimi, Nagavci ka bërë të ditur se koalicioni, i cili bashkoi subjektet politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, ka marrë 27.230 vota.

Sipas saj, ky rezultat dëshmon rëndësinë e bashkimit politik dhe mobilizimit qytetar për një përfaqësim më të fuqishëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Urime për këtë arritje të rëndësishme, që krijon më shumë mundësi për të kundërshtuar diskriminimin dhe për të kërkuar respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës!”, ka shkruar Nagavci.

Ajo i ka atribuuar një meritë të veçantë edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mbështetjen e bashkimit politik dhe angazhimin e vazhdueshëm për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Nagavci ka komentuar edhe zhvillimet politike në Serbi, duke e cilësuar si lajm të mirë humbjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por ka theksuar se kjo nuk garanton ndryshimin e politikave ndaj shqiptarëve.

“Një tjetër lajm i mirë është humbja e Aleksandar Vuçiqit, ndonëse kjo nuk garanton ndryshimin e politikave diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar ajo./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.