Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,612 ▲0.35%
DOW 52,024 ▼0.13%
NASDAQ 26,166 ▲0.71%
NAFTA 103.59 ▼2.12%
ARI 4,386 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,838 ▼ -0.54% ETH $2,401 ▼ -1.79% XRP $1.2794 ▼ -8.71% SOL $97.4700 ▼ -2.55%
S&P 500 7,612 ▲0.35 % DOW 52,024 ▼0.13 % NASDAQ 26,166 ▲0.71 % NAFTA 103.59 ▼2.12 % ARI 4,386 ▲1.22 % S&P 500 7,612 ▲0.35 % DOW 52,024 ▼0.13 % NASDAQ 26,166 ▲0.71 % NAFTA 103.59 ▼2.12 % ARI 4,386 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kosova

Bllokohet hyrja në Prishtinë, protestuesit refuzojnë lirimin e rrugës

Hyrja në Prishtinë është bllokuar pasditen e së mërkurës, pasi qytetarë kanë marshuar në rrugë në shenjë reagimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qytetarët, të cilët kanë mbajtur edhe flamuj, janë pozicionuar aktualisht pranë zyrave të EULEX-it në dalje të Prishtinës, derisa po refuzojnë lirimin e rrugës përkundër kërkesave nga policia.

Si pasojë e lëvizjes së qytetarëve dhe bllokimit të qarkullimit, kolona të gjata automjetesh janë krijuar në magjistralen Pejë–Prishtinë, përkatësisht nga Komorani në drejtim të Fushë Kosovës dhe Prishtinës, raporton Telegrafi.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen automjete të shumta të mbetura në kolonë në Komoran, në drejtim të Prishtinës. Në mesin e tyre ka edhe vetura me qytetarë që kanë flamuj.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen për automjete në Fushë Kosovë, duke ndikuar më tej në qarkullimin në këtë pjesë.

Një grup qytetarësh vazhdon të qëndrojë para selisë së EULEX-it në Fushë Kosovë, ndërsa situata po përcillet nga afër nga Policia e Kosovës.

Reagimi i qytetarëve vjen pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.