☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.34 ▼1.87%
ARI 4,017 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,984 ▼ -0.76% ETH $2,316 ▼ -1.32% XRP $1.2809 ▼ -1.58% SOL $100.7100 ▼ -0.95%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.34 ▼1.87 % ARI 4,017 ▲0.22 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.34 ▼1.87 % ARI 4,017 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – Burnham nuk e përjashton mundësinë për t’u rikthyer në BE

LONDËR, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Andy Burnham ka pranuar se mund të propozojë rikthimin në Bashkimin Evropian, ndërsa shqyrton marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me Brukselin.

Burnham, i cili e ka fajësuar Brexit-in për një dekadë pasigurie dhe përçarjeje, tha se do t’i shqyrtonte “të mirat dhe të këqijat” e të gjitha opsioneve.

Në fjalimin e tij të parë si lider në konferencën e Partisë Laburiste, kryeministri tha se Brexit-i kishte shkaktuar “më shumë dëm sesa dobi” dhe premtoi se do t’i paraqiste opsionet para vendit rreth kohës së një samiti Mbretëri e Bashkuar-BE, që pritet të mbahet më vonë këtë vit.

Ai i tha BBC-së se nuk donte ta linte çështjen “pezull” dhe se dëshironte të ishte i qartë lidhur me atë se “ku duam që të shkojë Britania në dekadën e ardhshme”.

I pyetur nëse dëshironte që Mbretëria e Bashkuar t’i bashkohej sërish bllokut, ai i tha emisionit “Today” se donte t’i “shqyrtonte opsionet”.

“Mund të qëndrojmë siç jemi. Ky është padyshim një opsion, nëse njerëzit mendojnë se ky është vendi i duhur për të qëndruar”, tha ai në emision.

“Mund të shqyrtojmë atë që ka thënë (ish-kancelari konservator) George Osborne për një bashkim doganor, mund të shohim atë që thanë liberal-demokratët në konferencën e tyre për tregun e përbashkët, ose mund të shkojmë deri në fund”, theksoi ai.

Manifesti zgjedhor i Laburistëve në vitin 2024 e përjashtonte mundësinë e anëtarësimit në një bashkim doganor, rikthimin në tregun e përbashkët apo lejimin e rikthimit të lirisë së lëvizjes me BE-në.

Megjithatë, Burnham ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të rekomandojë tejkalimin e atyre vijave të kuqe në të ardhmen.

“Ka qartazi opsione që duhen shqyrtuar dhe ne duhet të shohim se çfarë është e realizueshme dhe cilat do të ishin të mirat dhe të këqijat e secilit opsion”, tha ai për BBC-në./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.