☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,662 ▲ +1.51% ETH $2,257 ▲ +1.13% XRP $1.2565 ▲ +1.24% SOL $96.0700 ▲ +1.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Belgjika triumfon pas rikthimit historik ndaj Senegalit, kalon në 1/8 e finales

– Senegali ishte vetëm pak minuta larg kualifikimit në 1/8 e finales së Kupës së Botës, por Belgjika përmbysi gjithçka dhe fitoi 3-2 pas kohës shtesë, shkruan BBC.

Skuadra e drejtuar nga Pape Thiaw kryesoi 2-0 deri në minutën e 86-të, falë golave të Habib Diarra dhe Ismaila Sarr, duke dominuar ndeshjen.

Megjithatë, Romelu Lukaku ngushtoi rezultatin në minutën e 86-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, kapiteni Youri Tielemans barazoi me kokë, pas një krosimi të Leandro Trossard, duke e çuar sfidën në kohën shtesë.

Goli i fitores erdhi në minutën e 125-të. 

Pas rishikimit të pamjeve nga VAR-i, arbitri akordoi penallti për një ndërhyrje të Lamine Camara ndaj Tielemans. 

Kapiteni belg e shndërroi në gol, duke vulosur fitoren 3-2.

Rekorde historike

Belgjika realizoi një nga rikthimet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës.

U bë skuadra e parë, që shmang humbjen pasi ishte në disavantazh me dy gola, vetëm katër minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Penalltia e realizuar nga Tielemans në minutën e 124 e 44 sekonda, u regjistrua si goli më i vonshëm në historinë e Kupës së Botës.

Belgjika përsëriti një rikthim të ngjashëm me atë ndaj Japonisë në Botërorin 2018, kur fitoi pasi ishte në disavantazh me dy gola.

Polemika për penalltinë

Vendimi i arbitrit për penalltinë shkaktoi debat të madh.

Ish-futbollistët Gary Neville dhe Roy Keane vlerësuan se, ndërhyrja nuk ishte e mjaftueshme për t’u ndëshkuar me penallti, ndërsa kritikuan edhe kohën e gjatë, që arbitri mori për të marrë vendimin pas rishikimit në VAR.

Zhgënjim për Senegalin

Trajneri Pape Thiaw pranoi se skuadra e tij, nuk arriti të ruante avantazhin prej dy golash.

Ky eliminim i shtohet një tjetër zhgënjimi të madh për Senegalin, pasi më herët këtë vit humbi edhe titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës, pas një tjetër vendimi të diskutueshëm me ndërhyrjen e VAR-it.

Belgjika beson ende te përvoja

Veteranët si Romelu Lukaku, Thibaut Courtois, Kevin De Bruyne, Thomas Meunier dhe Axel Witsel luajtën rol të rëndësishëm në rikthimin spektakolar.

Në 1/8 e finales, Belgjika do të përballet me SHBA-në, duke shpresuar që përvoja e brezit të saj të artë, ta udhëheqë drejt një tjetër suksesi në Kupën e Botës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.