☁️
Tiranë 15°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.44 ▼3.53%
ARI 3,913 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,156 ▲ +0.28% ETH $2,290 ▲ +0.94% XRP $1.2503 ▼ -0.23% SOL $94.3000 ▼ -1.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.44 ▼3.53 % ARI 3,913 ▲0.36 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.44 ▼3.53 % ARI 3,913 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – “Hey Jude”… Bellingham ylli i Kupës së Botës dhe heroi i qytetit të lindjes

STOURBRIDGE (Angli), 15 korrik /ATSH-AFP/ – Në stadiumet dhe baret e Kupës së Botës në të gjithë Anglinë, kënga “Hey Jude” e ”Beatles” po shijon një rigjallërim në popullaritet, e kënduar me gjithë shpirt në nder të mesfushorit Jude Bellingham.

Megjithatë, lojtari yll nuk është askund më i famshëm sesa në qytetin e tij të lindjes, Stourbridge.

“Ai është djali ynë”, tha me krenari pensionisti Keith Hall duke i dërguar një puthje një murali që përshkruan Jude Bellingham si një superhero, të pikturuar në murin e një qendre tregtare.

”23-vjeçari mbetet i lidhur me rrënjët e tij në Stourbridge, një qytet në Anglinë qendrore, edhe pse aktualisht luan për ‘Real Madridin”, siguron Keith Hall.

Bellingham filloi të luante futboll me ”Stourbridge Juniors”, përpara se të bashkohej me akademinë e të rinjve të ”Birmingham City”, rreth 20 kilometra larg.

“Nuk më habit që ai është bërë një sensacion ndërkombëtar, sepse është djali më i mirë në botë”, thotë me entuziazëm Sam Holden, 21 vjeç, një punonjës i një dyqani ushqimor.

”Kapiteni Harry Kane sigurisht që mund të na shpëtojë kur jemi në telashe, por Jude Bellingham mund të na çojë në lartësitë që Anglia është e aftë të arrijë”, mburret ai, ndërsa skuadra përballet me Argjentinën në gjysmëfinale sot në mbrëmje.

Një kompani rajonale hekurudhore po ofron udhëtim falas këtë javë për pasagjerët me emrin “Jude”.

Një stacion treni në juglindje të Londrës u riemërua gjithashtu për pak kohë si “Stacioni Jude Bellingham”.

Përfshirë dy golat e tij spektakolarë kundër Norvegjisë të shtunën, Jude Bellingham ka shënuar gjashtë herë në Kupën e Botës, i barabartë me kapitenin e ekipit Harry Kane.

Jessica, e cila menaxhon një sallon nxirjeje në Stourbridge, thotë se dëgjon rregullisht tifozët duke kënduar “Hey Jude” në rrugë.

“Fëmijët e mi e dinë këngën tani. (…) Ata ecin nëpër shtëpi duke e kënduar”, thotë ajo.

“Ai është një model për vendasit. Ai tregon se nëse punon shumë, mund t’i arrish ëndrrat e tua”, thotë Harpreet Bains, një mësuese 40-vjeçare, duke qëndruar përpara një murali tjetër që përshkruan Jude Bellingham, këtë herë në Birmingham.

Mesfushori u prek dukshëm të shtunën në mbrëmje në stadiumin e Miamit pas ndeshjes kundër Norvegjisë, kur mijëra tifozë kënduan “Hey Jude”…

Midis tyre ishte edhe ikona e futbollit David Beckham./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.