☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $64,973 ▲ +0.11% ETH $1,919 ▲ +0.27% XRP $1.0396 ▲ +1.93% SOL $76.0800 ▲ +3.37%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
09 Aug 2026
Breaking
Bota

Brexit: Britanikët po luajnë me kohën

Në një pikë ithtarët e Brexit-i pajtohen me kryeministrin Cameron, edhe ata nuk e kanë me ngut daljen e Britanis së Madhe nga BE-ja. Kjo e zemëron Brukselin.

Britania e Madhe duhet të zhvillojë me Bashkimin Evropian bisedime jozyrtare për marrëdhëniet e ardhshme përpara se të paraqesë kërkesën zyrtare për daljen nga BE-ja, tha shefi i fushatës Brexit, Matthew Elliott, për agjencinë e lajmeve Reuters. Më e mira do të ishte që “gjatë verës të bien gjakrat dhe të zhvillohen bisedime joformale me vendet e tjera”, u shpreh Elliott.
Matthew ElliottMatthew Elliott

“Ne nuk besojmë se ekziston nevoja për t’iu referuar shpejt nenit 50,” deklaroi Elliott. Neni 50 i Traktatit të Lisbonës parashikon tërheqjen e një vendi anëtar. Pas disfatës në referendumin për qëndrimin apo daljen e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimit Evropian, kryeministri britanik David Cameron shpalli se do të japë dorëheqjen në muajin tetor. Negociatat për daljen e vendit nga BE-ja ai dëshiron t’ia lërë pasardhësit të tij.

Brukseli për hapa të shpejtë

Qëndrime të tilla ndeshën në Bruksel në kritika të ashpra. Presidenti i Parlamentit të BE-së Martin Schulz i bëri thirrje qeverisë në Londër që ta bëjë kërkesën për dalje nga BE-ja në samitin e BE-së që zhvillohet të martën. “Ngurrimi vetëm për hir të taktikave partiake të konservatorëve britanikë, na dëmton të gjithëve. Një ngërç i gjatë do të sjellë edhe më shumë pasiguri dhe vë në rrezik vende pune” tha politikani social-demokrat gjerman për gazetën “Bild am Sonntag”.

Ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve themeluese të BE-së paralajmëruan gjithashtu ndaj një zgjatjeje dhe pritjeje në këtë drejtim. Procesi i daljes nga BE-ja duhet “të nisë sa më shpejtë të jetë e mundur”, kërkoi ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, pas një takimi në Berlin me homologët e tij nga Franca, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu.

Kancelarja Merkel e tërhequr

Në ndryshim me të tjerët kancelarja Angela Merkel u shpreh e rezervuar. Për të nuk është vendimtar ritmi i negociatave të daljes, tha ajo në Potsdam. “Sinqerisht, kjo nuk duhet të zgjasë përjetësisht, kjo është e drejtë, por unë po ashtu nuk do të ngulja këmbë për një periudhë të shkurtër.” Se kur do ta dërgojë Britania e Madhe kërkesën e saj për tërheqje nga BE-ja, duhet ta vendosë ky vend vetë, deklaroi kancelarja.

BE-ja caktoi ndërkohë diplomatin belg Didier Seeuws për të kryesuar një task force që do të zhvillojë negociatat e daljes me Britaninë e Madhe. Komisioni i BE-së ka krijuar sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP edhe një “Task Force për nenin 50”, e cila do të hartojë propozime ligjore për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja.

Sigmar Gabriel mendon se i mundur është edhe kthimi

Kryetari i partisë SPD, Sigmar Gabriel, nuk e përjashton një kthim të Britanisë së Madhe në BE. “Pothuajse tre të katërtat e nën 25-vjeçarëve duan të qëndrojnë në BE. Ne nuk duhet ta bllokojmë urën lidhëse”, tha ministri federal i Ekonomisë për gazetat e grupit mediatik Funke. Në kuadrin e fillimit të një serie konferencash rajonale të SPD-së, Gabriel tha në Bon, se Evropa duhet të bëhet më sociale dhe e drejtë për të kapërcyer krizën e besimit. “Mes fituesve dhe humbësve në Bashkimin Evropian ka një hendek të madh.” – tha Gabriel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.