☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,782 ▼ -0.31% ETH $2,234 ▼ -0.34% XRP $1.1613 ▼ -1.68% SOL $89.3400 ▼ -1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Bota

Britania investon 8.4 miliardë paund në flotën bërthamore

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një investim prej 8.4 miliardë paundësh (9.8 miliardë euro) për fazën e ardhshme të programit të nëndetëseve bërthamore të klasës Dreadnought, në kuadër të forcimit të kapaciteteve të saj mbrojtëse.

Sipas qeverisë britanike, pjesa më e madhe e fondit, rreth 5.9 miliardë paund, do t’i akordohet kompanisë BAE Systems, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahet në zinxhirin e furnizimit të industrisë së mbrojtjes.

BAE Systems është përgjegjëse për ndërtimin e katër nëndetëseve me energji bërthamore të klasës Dreadnought, të cilat do të zëvendësojnë flotën aktuale dhe do të jenë pjesë e strategjisë së parandalimit bërthamor të Britanisë. Qeveria synon që nëndetësja e parë, HMS Dreadnought, të përfundojë provat detare dhe të hyjë në shërbim me Marinën Mbretërore në fillim të viteve 2030.

Autoritetet britanike theksuan se programi pritet të mbështesë rreth 47 mijë vende pune dhe programe praktikash për të rinjtë gjatë dekadës së ardhshme.

Sekretari i Mbrojtjes, Wes Streeting, deklaroi se investimi konfirmon angazhimin e qeverisë për zhvillimin e nëndetëseve të klasës Dreadnought dhe njëkohësisht për mbështetjen e industrisë britanike të mbrojtjes.

Në total, qeveria britanike ka planifikuar të ndajë mbi 63 miliardë paund gjatë katër viteve të ardhshme për modernizimin e mbrojtjes bërthamore. Fondet do të financojnë programin Dreadnought, si edhe zhvillimin e nëndetëseve të reja sulmuese në kuadër të aleancës ushtarake AUKUS me Australinë dhe Shtetet e Bashkuara

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.